GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Andrew Cuomo, guvernatori që shkatërroi karrierën politike pas akuzave për ngacmime seksuale

16:42 - 06/08/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Andrew Cuomo, guvernatori që shkatërroi karrierën politike pas akuzave për ngacmime seksuale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimi pesë-mujor i Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, shkaktoi një rënie spektakolare të karrierës politike të guvernatorit Andreë Cuomo, i cili ka kaluar nga një figure e shquar e partisë demokrate në një politikan të papërfillshëm në harkun e pak muajve.

Ligjvënësit në kryeqytetin e Nju Jorkut, Albani, ku demokratët kanë shumicën legjislative, kanë hapur një hetim të veçantë mbi sjelljen e guvernatorit Cuomo si pjesë e një përpjekjeje për të kërkuar shkarkimin e tij. Carl Heastie, kryetari demokrat i asamblesë shtetërore, tha të martën se përshkrimi i sjelljes së Cuomos në raport pasqyron një njeri “që nuk është i përshtatshëm për detyrën e guvernatorit”.

Skandali shpërtheu në shkurt, kur dy ish-ndihmëse akuzuan guvernatorin për ngacmim seksual. Disa gra të tjera dolën menjëherë pas kësaj me rrëfimet e tyre për sjellje të papërshtatshme nga ana e guvernatorit.

Në komentet televizive të martën, Cuomo, 63 vjeç, përsëri mohoi të gjitha akuzat për ngacmim seksual dhe e bëri të qartë se ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Akuzat se ai ka prekur dhe puthur në mënyrë të papërshtatshme gratë ishin, sipas tij, thjesht keqkuptime.

“Unë kam bërë të njëjtat gjeste në publik gjithë jetën time,” tha Cuomo, ndërsa fotot e tij duke përqafuar dhe puthur burra dhe gra shfaqeshin në ekran. “Kam për qëllim të përcjell ngrohtësi, asgjë më shumë … … Unë i puth njerëzit në faqe, në dorë. I përqafoj”.

“Unë jam i njëjti person në publik si edhe në jetën private,” tha Cuomo, duke shtuar se ndonjëherë mund të ketë bërë vërejtje që i kanë vënë njerëzit pa dashje në siklet.

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe vetëm 2 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit me COVID

Ministria e Shëndetësisë: Vijojnë të rriten infektimet, sot shënohet edhe 1 humbje jete nga COVID

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com