GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Anëtarësimi i Kosovës në KE, mundësi për më shumë drejtësi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Anëtarësimi i Kosovës në KE, mundësi për më shumë drejtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarësimi i pritshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të jetë një instrument i rëndësishëm për qytetarët, në rastet kur janë viktima të shkeljes së të drejtave të tyre.

Të qenët pjesë e këtij mekanizmi mund të jetë një ndihmesë e madhe për Bekim Gashin nga Tërnja Komuna e Suharekës i cili, për 23 vjet, nuk ka gjetur drejtësi për nënën dhe katër motrat e vrara nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

Gashi ka qenë dëshmitar në një gjykatë të Beogradit, në procesin gjyqësor kundër dy ushtarakëve serbë, Pavlle Gavrilloviq dhe Rajko Kozllina, të akuzuar për masakrën në Tërnje. I pari është liruar nga akuzat, ndërsa i dyti ndodhet në arrati qëkur është dënuar me 15 vjet burgim, në vitin 2019.

Gashi thotë se aplikimi i Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës e ka motivuar atë edhe më shumë për të kërkuar drejtësi, përmes ushtrimit të padisë kundër Serbisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Do të doja shumë që të vazhdoja më tutje. Në qoftë se do të kem përkrahje nga institucionet e Kosovës, unë kurrë s’kam për të heshtur derisa të vij te drejtësia. Dihet se si ka shkuar procesi në Beograd. Ka qenë gjykim formal, vetëm sa për të thënë se kinse po gjykohet. Në fund: zero. I dënuari është arratisur”.

Nga ana tjetër, pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u mundëson qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në kohën kur ata konsiderojnë se shteti i caktuar ua ka shkelur të drejtat. Kjo gjykatë trajton çdo rast kur ankuesi është personalisht dhe drejtpërdrejt viktimë e shkeljes së të drejtave dhe garancive të përcaktuara në protokollet e saj.

Shkelja duhet të jetë kryer nga një shtet që ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ankuesi duhet t’i ketë shfrytëzuar, paraprakisht, të gjitha shkallët e gjykimit në vendin ku kanë ndodhur shkeljet.

Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, thotë se përfitimi më i madh nga anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, do të jetë pikërisht qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kjo gjykatë, sipas Mushkolajt, përfshihet drejtpërdrejt për t’i detyruar shtetet që t’i respektojnë të drejtat e garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo, po ashtu, shpreh bindjen se anëtarësimi në Këshill të Evropës do të ndikojë edhe në forcimin e gjyqësorit të Kosovës.

“Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do ta shtrëngojë gjyqësorin tonë që ta respektojë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mund ta merrni me mend se si do të ndihej gjyqësori ynë, nëse vendimet ia rrëzon Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

Sipas rregullave, nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstaton shkelje të një ose më shumë të drejtave dhe garancive që parasheh Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjykata mund të nxjerrë vendime detyruese që i obligojnë shtetet të pajtohen me të.

Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, Leonora Kryeziu, thotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte një hap shumë pozitiv për respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Sipas saj, qytetarët e Kosovës, përveç instancave vendore, do të kishin qasje në një instancë më të lartë, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo, shton ajo, do t’i bënte institucionet e Kosovës më të përgjegjshme.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Aplikacionin për anëtarësim e shqyrton Komiteti i Ministrave evropianë dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e shumicës prej dy të tretave.

Aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës ka nxitur reagime të ashpra në Serbi, ku zyrtarët e atjeshëm janë zotuar se do të punojnë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga shtete të ndryshme në botë.

 

Etiketa: anetaresimikeshilli europianKosova

Lajme të lidhura

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë
Kosovë & Rajon

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë

08:54 - 11/05/26
Para
Plas grushti në Kamëz, policia procedon personat e përfshirë

Plas grushti në Kamëz, policia procedon personat e përfshirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë
Aktualitet

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti...

Lexo më shumë
‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26
Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

17:31 - 12/05/26
Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com