GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Më 13 qershor s’ka surpriza!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Më 13 qershor s’ka surpriza!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ardian Isufi, foli për zhvillimet më të fundit në PD, përfshirë dhe zgjedhjet e 13 qershorit.

I ftuar në News 24, Isufi tregoi arsyet, që sipas tij, çuan në humbjen e PD, teksa tha se vjedhja e votave është vetëm gjysma e së vërtetës, ndërsa gjysma tjetër duhet kërkuar pikërisht brenda vetë PD-së dhe mënyrës si e bëri fushatën.

Ndër të tjera, ai shtoi se në të vërtetë më 13 qershor nuk pret surpriza.

“Sot jemi në një pikë ku maturia dhe mençuria duhet të jenë të mëdha, sepse PD po kalon një moment të rëndësishëm se ku do të shkojë. Humbja nxori në pah shumë elementë, që duhet të ridimensionohen. Unë jam për një PD të reformuar, duhet patjetër të kemi një PD me “fytyra të reja”, sepse dashur pa dashur një parti e mbulon mediokritet dhe vjen koha e duhet të hapet. Jo vetëm për kryetarin, por duhet parë në gjithë spektrin e saj. Nuk mund të fajësojmë vetëm Bashën për humbjen, edhe pse është njeriu qendror që i dha pamje fushatës, por mendoj që ka të bëjë e gjithë struktura. Basha ka qenë njeriu qendror, por këshilltarët, konsulentët, ata që u morën në gjithë strukturën e partisë, kanë gjërat e tyre, që nuk kanë funksionuar. Edhe në terren besoj puna ka qenë relativisht jo shumë e mirë. Gjysma e së vërtetës është se janë vjedhur votat, por gjysma tjetër është se ne duhet të merremi me veten, brenda partisë.

Fatkeqësisht PD u konceptua si një parti e vjetër, për mënyrën si u organizua fushata, si jepeshin mesazhet. Një pjesë e konsiderueshme e elektoratit gri, ku ne duhet të kishim një fokus më të madh, duhet patjetër të kishim një taktikë tjetër, strategji tjetër, për t’i ofruar. Duhet t’iu ofroheshim dhe qaseshim njerëzve me premtime reale, që ata i shqetësojnë, se me premtime që futeshin në agjenda aritmetike. Psh. thuajse të gjitha premtimet lidheshin me buxhetin e shtetit dhe kur krijohej një shumatore, nuk dilnin paratë. Të themi të vërtetën shqiptarët janë më shumë pragmatistë, nuk ecin më me ideale si në vitet ‘90. Të gjitha këto kundërshtari i kuptoi më mirë se ne, edhe pse ishte më poshtë. Kauza e PD ishte e mirë, por instrumentet që përdori jo”, u shpreh ai.

-A prisni surpriza në zgjedhjen e kryetarit të PD?
“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë. Gjithsesi, kam një qasje optimiste. Qasja e re më bën optimist që me këtë diskutim PD po bën një gjë shumë të mirë. Nuk është një diskutim vetëm për kryetarin, por është në shtrirje horizontale, deri tek elementi më i thjeshtë“, shtoi Isufi.

Etiketa: Ardian IsufiPDPolitike

Lajme të lidhura

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Para
Kavajë/ Arrestohet i riu nën akuzën e vrasjes në tentativë

Kavajë/ Arrestohet i riu nën akuzën e vrasjes në tentativë

TË FUNDIT

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autor i dyshuar...

Lexo më shumë
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com