GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Angela Merkel nderohet me medaljen më të lartë të Gjermanisë

08:32 - 18/04/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Angela Merkel nderohet me medaljen më të lartë të Gjermanisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kancelarja Merkel u nderua me medaljen më të lartë të Gjermanisë, Kryqin e Madh të Urdhërit Federal për Merita. A është ky vendim i drejtë?

Deri më sot në Gjermani janë nderuar me Urdhrin e Meritës më shumë se 260,000 vetë. Por Angela Merkel është personi i tretë që nderohet me shkallën më të lartë të Urdhrit të Meritës për qytetarët gjermanë: Kryqin e Madh. Ky çmim i rëndësishëm u është dhënë “gjermanëve dhe të huajve për arritje në fushat politike, ekonomike, sociale apo intelektuale” që nga viti 1951.

Dy paraardhësit e saj ishin gjithashtu kancelarë dhe i përkisnin të njëjtës parti konservatore si Merkel, Unionit Kristian Demokrat. Konrad Adenauer, kreu i parë i qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e mori Kryqin e Madh për integrimin ekonomik dhe politik të Republikës Federale në Evropën Perëndimore në vitin 1954. Helmut Kohl, i cili hapi rrugën për ribashkimin e Gjermanisë dhe luajti rol vendimtar për futjen e euros si monedhë në vend të markës gjermane, u nderua në vitin 1998.

Epokë 16 vitesh të humbura?

Albrecht von Lucke, politolog dhe redaktor i së përmuajshmes të njohur politike “Blätter für deutsche und Internationale Politik”, thotë për DW se në historinë e pasluftës së Gjermanisë, si Adenaueri ashtu edhe Kohli u detyruan të merrnin vendime “të guximshme” politike – të pavarura prej pikëpamjeve të tyre politike ose pasojave të vendimeve të tyre.

Kurse koha e qeverisjes së Anglea Merkelit ishte një “epokë 16 vitesh të humbura”. Von Lucke thotë: “Ne sapo kemi filluar të shohim se sa problematike është trashëgimia e Angela Merkelit. Dhënia e një çmimi të tillë tani është krejtësisht e parakohshme dhe jo çmimi i duhur. Ende nuk është e qartë se cilat janë meritat dhe cilat janë dështimet e saj .”

Kritika lidhur me politikën për klimën dhe atë ndaj Rusisë

Politika e Merkelit për mbrojtjen e klimës është kritikuar, sepse kriza klimatike po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Dikur e quajtur “kancelarja e klimës” Gjermania nën drejtimin e Merkelit nuk i arriti objektivat për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Por mbi të gjitha ish-kancelarja fajësohet për politikën e saj ndaj Rusisë. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022, i cili filloi menjëherë pas largimit të Merkelit nga detyra, u shtuan zërat kritikë se ish-kancelarja ishte treguar shumë e butë me Moskën. Ajo është gjithashtu personi kryesor përgjegjës për rritjen e varësisë energjetike të Gjermanisë nga Rusia.

Në një paraqitje të rrallë publike vitin e kaluar, Merkel e dënoi luftën e Rusisë në Ukrainë, por mbrojti përpjekjet e saj diplomatike dhe refuzoi të pranojë ndonjë gabim në politikën e jashtme. “Unë nuk do të kërkoj falje për këtë,” tha ajo në lidhje me politikën e saj ndaj Rusisë para një auditori në Berlin.

Mbrojtëse e status quo-së

Por ndërsa disa e shohin kohën e Angela Merkelit si kancelare si një mundësi të humbur, të tjerë e vlerësojnë atë për mbrojtjen e status quo-së në një kohë trazirash dhe sfidash, si ajo e bankave, e borxheve dhe e refugjatëve. “Ajo arriti ta mbajë BE-në të bashkuar dhe ta forcojë atë në kohë të trazuara,” tha për DW Lucas Schramm, politolog në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut.

Debati për trashëgiminë e Merkelit nuk ka përfunduar ende. Qoftë i merituar apo i parakohshëm, vendimi për t’i dhënë asaj Urdhrin e Meritës të paktën e riktheu kancelaren në pension në qendër të vëmendjes së publikut, gjë që ajo përpiqej ta shmangte gjatë mandatit të saj, dhe së cilës i ka ndejtur kryesisht larg që nga rikthimi i saj në jetën private.

Etiketa: medaljeMERKEL

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Therja e 20-vjeçarit në Tiranë, ja arsyeja e vrasjes

Therja e 20-vjeçarit në Tiranë, ja arsyeja e vrasjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS
Aktualitet

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me forcë ndaj dhunës dhe terrorit të ushtruar gjatë protestës së 20...

Lexo më shumë
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com