GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Angli, mijëra mjekë planifikojnë një tjetër grevë

17:10 - 09/04/23
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Angli, mijëra mjekë planifikojnë një tjetër grevë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Angli, një grevë katër-ditore e planifikuar nga dhjetëra mijëra mjekë javën e ardhshme mund të çojë në shtyrjen e rreth një çerek milionë vizitash mjekësore, tha të shtunën një zyrtare e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe.

Dr. Layla McCay, me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, NHS, tha se ndikimi pritet të jetë më i madh se greava tre-ditore e muajit të kaluar nga mjekët e rinj, çka çoi në shtyrjen e 175,000 vizitave dhe procedurave mjekësore.

“Ndikimi do të jetë aq i madh sa ka të ngjarë të prekë sigurinë shëndetësore të pacientëve dhe përbën shqetësim për çdo drejtues të kujdesit shëndetësor”, tha zonja McCay për rrjetin “BBC Radio 4”.

Greva e planifikuar për të martën nga të ashtuquajturit mjekët e rinj është e fundit në një valë protestash nga punonjësit e sektorit publik që kërkojnë rritje të pagave për të kompensuar inflacionin në shkallën mbi 10%.

Rritja e kostos së jetesës, e nxitur nga rritja e theksuar e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, ka bërë që anglezët të kenë vështirësi t’i përballojnë faturat ndërsa rrogat e punonjësve të sindikatave nuk reflektojnë tregun gjatë dekadës së fundit.

Javën e kaluar, punonjësit e zyrës së pasaportave filluan një grevë pesë-javore dhe punonjësit e sigurisë në aeroportin Heathrow braktisën punën për një afat dhejtë-ditor. Grevat nga drejtuesit e trenave dhe autobusëve, punonjësit e postës, shoferët e ambulancave dhe infermierët kanë shkaktuar probleme për britanikët.

Arsimtarët, të cilët refuzuan kohët e fundit një rritje page si të papranueshme, planifikojnë të organizojnë greva më 27 prill dhe 2 maj, duke sjellë shqetësime për prindërit dhe nxënësit.

Etiketa: Anglimjeke

Lajme të lidhura

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Para
Një Mal i Zi më i lidhur me Serbinë?! Analiza e REL për Millatoviç

Një Mal i Zi më i lidhur me Serbinë?! Analiza e REL për Millatoviç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26

Ish-ministri i Brendshëm i PS-së, Sander Lleshaj, i lavdëruar në atë kohë nga kryeministri Edi Rama, ka bërë një analizë...

Lexo më shumë
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com