Një peshkatar me origjinë shqiptare është shpallur fajtor në Britaninë e Madhe pasi tentoi të transportonte 17 emigrantë nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar me një jaht.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA), Eno Gajda u arrestua më 27 gusht nga oficerët e Komandës së Sigurisë Kufitare, në brigjet e Dorset, ndërsa çështja u ndoq më pas nga hetuesit e agjencisë.
Gajda kishte lundruar me një jaht nga Dielette, në Francë, me destinacion bregdetin pranë Portlandit. Mjeti lundrues u pikas dhe u ndalua nga oficerët e sigurisë kufitare, të cilët e shoqëruan më pas në portin e Portland Marina, ku u zbritën 17 personat që ndodheshin në bord: shqiptarë.
Gajda u akuzua për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe më 26 tetor u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës në Bournemouth. Ai pritet të marrë dënimin më 18 nëntor, në të njëjtën gjykatë.
Andy Tickner, drejtues i një prej degëve të NCA-së, deklaroi se transportimi i emigrantëve përmes një prej korridoreve detare më të ngarkuara në botë ishte një veprim tepër i rrezikshëm, që vuri në rrezik jetën e shumë personave.
“ Edhe pse Gadja kishte njëfarë përvoje në det, lundrimi nëpër një nga korsitë më të ngarkuara të transportit detar në botë ishte shumë i rrezikshëm dhe vinte në rrezik shumë jetë”, tha ai.
gijotina.com/










Discussion about this post