GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Anglia vendos ekstradimin e Julian Assange në SHBA

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Anglia vendos ekstradimin e Julian Assange në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatë britanike ka vendosur të pranojë kërkesën e SHBA-ve për ekstradimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

AFP raporton se vendimi është marrë mesditën e sotme dhe Assange do të gjykohet në SHBA për nxjerrje të sekreteve shtetërore në lidhje me luftën ne Irak dhe Afganistan. Vendimi nuk është final, pasi Assange ka të drejtën e apelimit në një nivel gjykate më të lartë.

Bashkëthemeluesi i Wikileaks u shfaq me lidhje video gjatë seancës gjyqësore në Westminster, të cilën një nga avokatët e tij e përshkroi si një “moment të shkurtër, por domethënës në këtë çështje”.

Seanca e shkurtër po zhvillohej pasi gjykata supreme muajin e kaluar refuzoi apelimin e Assange kundër ekstradimit të tij. Ai kishte kërkuar të kundërshtonte një vendim të gjykatës së lartë në dhjetor që vendosi se ai mund të ekstradohej pas garancive nga autoritetet amerikane në lidhje me kushtet e burgut të tij atje.

Goldspring i tha Assange: “Unë jam i detyruar t’ia dërgoj çështjen tuaj Sekretarit të Shtetit për një vendim”.

Assange ishte veshur me një xhaketë dhe kravatë, ku u shfaq përmes një lidhjeje video nga burgu Belmarsh, ku u martua muajin e kaluar me partneren e tij, Stella Moris dhe foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datën e lindjes. Policia angleze e arrestoi themeluesin e Wikileaks-it, Julian Assange brenda ambasadës së Ekuadorit. Policia tha se u ftuan në ambasadë nga ana e ambasadorit të Ekuadorit pasi paraprakisht qeveria e këtij vendi e tërhoqi statusin e azilit për Julian Assange.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se arrestimi i Julian Assange tregon se “askush nuk është mbi ligjin”. Assange është fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për të iu shmangur ekstradimin në Suedi ku akuzohej për sulme seksuale dhe pretendimet për përdhunimet e dy grave në vitin 2010.

Prokurorët suedezë e liruan nga akuzat gjatë vitit të kaluar, por Assange ishte ende subjekt i një urdhër arresti britanik për shkelje të rregullave të lirimit me kusht në vitin 2012. Ai fillimisht u mirëprit në ambasadë, por pasi në Ekuador pati ndryshime në përbërjen e qeverisë, autoritetet filluan të reduktonin kontaktet e tij me të huajt dhe të zvogëlonin qasjen e tij në Internet.

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, tha se e tërhoqën azilin diplomatik për shkak të shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare. Britania i ka dhënë Ekuadorit një garanci se themeluesi i Wikileaks nuk do të ekstradohet në ndonjë vend, ku mund të dënohet me vdekje, tha Presidenti Moreno.

Etiketa: do ekstradohetgjykata britanikeJulian ASSSANGE

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Manastirliu jep lajmin: 270 000 fëmijë do të kontrollohen nga sytë

Manastirliu jep lajmin: 270 000 fëmijë do të kontrollohen nga sytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com