GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Anglia zyrtarizon pesë skuadra në sezonin e ardhshëm të Champions, Spanja dhe Italia garojnë ‘kokë më kokë’

12:21 - 10/04/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Champions League/ Milan e Atalanta synojnë përmbysjen për kualifikim, në fushë zbret edhe Bayern
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Premier Leagues në Angli do t’i garantohen të paktën pesë skuadra në Champions League 2025-26 pas fitores 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të martën.

Zyrtarisht, Premier League në Angli ka arritur pikët e nevojshme për t’u përfaqësuar me 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions League. Me Arsenalin dhe Liverpool, që thuajse kanë siguruar 2 vendet e para, lufta për 3 vendet e tjera do të jetë mes 6 ekipeve, ose ndoshta dhe më shumë.

Megjithatë, ekziston mundësia që Anglia të ketë 6 ekipe në Champions. Kjo mund të realizohet në rast se njëra nga Manchester United ose Tottenham fitojnë Europa League. Dy skuadrat ndodhen në pozita të vështira në Premier League, por pjesëmarrjen në Champions mund ta sigurojnë nga Europa League.

Gara mes Spanjës dhe Italisë

Në klasifikimin e UEFA-s, Anglia me 24.536 pikë e ka siguruar pjesëmarrjen me pesë ekipe dhe gara tanimë bëhet për vendin e dytë, që gjithashtu do ketë të drejtën të dërgojë në Champions pesë ekipe. Për momentin Spanja me 21.964 pikë ndodhet në vendin e dytë, teksa Italia me 20.187 pikë mban vendin e tretë, të shkëputur shumë nga Gjermania.

Diferenca mes Italisë dhe Spanjës është 1777 pikë dhe do jenë ndeshjet e kthimit në Champions League, si edhe ato në Europa dhe Conference League që do tregojnë më shumë. Nëse në Champions League Italia përfaqësohet vetëm me Interin, Spanja ka Barcelonën që duket se “ka prekur” gjysmëfinalet pasi mposhti 4-0 Dortmundin, si edhe Real Madridin që u mposht 3-0 në Londër nga Arsenali. Spanja garon edhe me Bilbaon dhe Betisin në dy kompeticionet e tjera.

Veç Interit, për Italinë në Europa dhe Conference League janë në garë edhe Lazio e Fiorentina. Do jenë ndeshjet e radhës dhe rezultatet e tyre që do përcaktojnë pikët për secilin shtet, për të parë në fund bilancin dhe siguruar biletat për në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Klasifikimi i UEFA-s

1. ANGLI 24.536

2. SPANJË 21.964

3. ITALI 20.187

4. GJERMANI 17.921

5. FRANCË 16.500

6. PORTUGALI 16.250

7. BELGJIKA 15.650

8. HOLANDA 15.250

Etiketa: AngliaChampionsItaliaSpanja

Lajme të lidhura

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Para
Gjermani, 33-vjeçari nga Kosova plagos me thikë gruan në sy të fëmijës së mitur

Gjermani, 33-vjeçari nga Kosova plagos me thikë gruan në sy të fëmijës së mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës. Një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e...

Lexo më shumë
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com