GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Anija me naftë ruse, si u tërhoq nga blerja Piro Bare

19:03 - 21/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Anija me naftë ruse, si u tërhoq nga blerja Piro Bare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Bllokohen pasaportat e ekuipazhit dhe kapitenit të anijes që transportoi, nga Greqia drejt Shqipërisë, sasinë e naftës me vlerë 30 milion dollarë.

Hetimi i kësaj dosje, pritet të ketë zhvillime dhe ka shumë gjasa që policia të ndalojë, kapitenin e anijes ku një ditë më parë u bllokua, sasia prej 22.500 tonë naftë që dyshohet se vinte nga portet Ruse.

Anija me flamur Libian dhe ekuipazh Rus, u bllokua nga autoritet doganore dhe policore Shqiptare, pasi po transportonte në drejtim të Portit “Porto Romano” në Durrës, një sasi shumë të madhe nafte me vlerë rreth 30 milion dollarë.

Redaksia ka mësuar se deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, personi i vetëm që mund të ndalohet është kapiteni i anijes çisternë, shtetasi Rus, Aleksei Smaznov. Ndërsa pjesës tjetër të ekuipazhit të anijes, i janë bllokuar pasaportat.

Kapiteni i anijes çisternë Smaznov, ka treguar se punon për llogari të një kompanie Libiane, pasi dhe anija është nga Libia. Por gjatë dëshmisë së tij të shkurtër, kapiteni nuk ka qënë në gjëndje të japë shpjegime, lidhur me vendin e ngarkesës së naftës, dhe mungesës së çertifikatës së origjinës së kësaj sasie nafte.

Smaznov, ka treguar se është vetëm një transportier dhe asgjë më shumë. Por gjatë hetimeve të kryera, policia e Durrësit ka zbuluar se anija që Aleksei Smaznov drejtonte, ka qëndruar në një port në kallamata të Greqisë.

Pikërisht në këtë port ka shkuar dhe një anije çisternë turke me emrin “Fidani”, e cila ka qënë e ngarkuar me naftë që dyshohet se është blerë në një nga portet e Federatës Ruse në Detin e Zi.

Burimet thonë se anija turke “Fidani” ka shkarkuar 22 mijë ton e 500 litra naftë në bordin e anijes Libiane, e cila më pas e ka transportuar nga Kallamata në drejtim të Shqipërisë.

Por 22 mijë tonë e 500 litra naftë, nuk kanë çertifikatë origjine të produktit.

Me dyshimet se sasia e naftës është marrë në Rusi dhe në mungesë të një çertifikate origjine, prokuroria dhe Policia e Durrësit kanë vlerësuar të bllokojnë anijen dhe sekuestrojnë pasaportat e të gjithë anëtarëve të ekuipazhit Rus, përfshirë dhe kapitenit, Aleksei Smaznov.

Në dëshminë e tij të shkurtër ky i fundit, ka treguar se sasia e naftës që ndodhet në anije, ishte porositur nga një agjensi nafte në Shqipëri.

Policia ka zbuluar se kompania quhet, “A.V Internacional Group”, e cila zotërohet nga biznesmeni i hidrokarbureve Piro Bare dhe administrohet nga shtetasja, Orledia Bare.

Nisur nga këto rrethana, policia e Durrësit ka shkuar në ambjentet e kompanisë “A.V Internacional Group”, duke marrë kontakte me biznesmenin Piro Bare.

Ky i fundit gjatë ditës së djeshme ka dhënë shpjegime, ku ka treguar se kishte bërë negociata, me një kompani nga Libia, për blerjen e një sasie nafte dhe sjelljen e saj në Shqipëri. Bare ka shtuar se naftë, kishte porositur në Libi dhe jo në Rusi, siç dyshohet se ka origjinën ky produkt.

Siç mësohet Bare ka dëshmuar se kompania ku ai ka bërë porosinë, quhet “Ses Dmcc Group”, me të cilën ka shkëmbyer disa e-maile.

Por teksa anija ka hyrë në ujërat e detit Adriatik, Piro Bare, ka paraqitur dokumentacion në doganën e Portit të Durrësit, për ta shkarkuar këtë ngarkesë në depozitat e tij në “Porto Romano”.

Për shkak të problemeve në dokumentacion, Piro Bare, nuk ka mundur të “çajë” dot në doganën e Durrësit me qëllim futjen e naftës në Shqipëri. Dhe për pasojë ka vendosur të tërhiqet nga blerja e kësaj sasie, duke vendosur të braktisë procedura në Doganën e Durrësit.

Anija me naftë që dyshohet se vinte nga Rusia ka mbetur në det, ndërsa tashmë policia dhe prokuroria e Durrësit po kryejnë hetime dhe ka shumë gjasa që në vijim të merret masë ndalimi për kapitenin e anijes, Aleksei Smaznov.

Etiketa: AnijanaftePiro BareRuse

Lajme të lidhura

Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu
Aktualitet

Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu

18:17 - 28/12/25
Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari

17:39 - 28/12/25
SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t
Aktualitet

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
Para
‘Si Rusia planifikon ta aneksojë Bjellorusinë’

'Si Rusia planifikon ta aneksojë Bjellorusinë'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson
Breaking Views

Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson

23:07 - 28/12/25

Interi vazhdon të jetë macja e zezë e Atalantës. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu arriti të fitojë këtë përballje...

Lexo më shumë
Zgjedhjet/ Kurti shpall fitoren: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar

Zgjedhjet/ Kurti shpall fitoren: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar

22:51 - 28/12/25
Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen

Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen

22:39 - 28/12/25
“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës

“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës

22:21 - 28/12/25
Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)

Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)

21:57 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com