GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anijet me mbetje toksike/ Berisha: Heshtja e akuzon Ramën, direkt biznes i tij

22:44 - 16/08/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Anijet me mbetje toksike/ Berisha: Heshtja e akuzon Ramën, direkt biznes i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngitur sot sërish shqetësimin për mbetjet toksike që transportohen me anije nga Shqipëria.

Pjesë nga fjala e Berishës

Përsëri do të kthehem tek anijet fantazmë me helme që u larguan nga Shqipëria dhe që tani enden në detra se askush nuk i pret dhe Shqipëria, vendi që i nisi hesht si varr, hesht si fija e barit.

Kjo heshtje fsheh krime miqtë e mi.

Kjo heshtje e qeverisë së drogës dhe krimit të Edi Ramës, fsheh krime monstruoze mbi shqiptarët.

Kjo heshtje e akuzon Edi Ramë se ky është direkt biznes i tij. Se ky është biznes me helmet, me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

A nuk je ti, a nuk je ti që për karrigen tënde more përsipër të shkatërrohen në Shqipëri armët e Asadit, akt me të cilin tregove se je i aftë të marrësh çdo vendim, të shkatërrosh çdo jetë në këtë vend, vetëm e vetëm për karrigen tënde, për pasurimin tënd.

Tani pse nuk flet o kriminel. Pse nuk flet? Çfarë janë anijet dhe mbetjet e rrezikshme.

Kujt i përkasin helmet e eksportuara nga Shqipëria, kush ta ka mbyllur ty gojën, kush ua ka mbyllur gojën doganave të vendit, autoritetit portual, inspektoriatit të mjedisit, inspektoriatit të punës, tatimeve, policisë, SHISH.

Institucioneve të krimit që heshtin si fije bari, në një kohë kur nga Shqipëria eksportohen helm dhe vdekje dhe askush nuk flet prej tyre.

Edi Rama nxirre kokën ku e ke futur se nga ky spiral nuk del dot.

Cili është biznesi yt me helme, thuajua shqiptarëve.

Me kë e kryen ti këtë biznes.

Çfarë lëndësh helmuese toksike prodhon apo dezaktivizon në Shqipëri.

Shqiptarët duhet të dinë se çfarë kërcënimi kanë bërë dhe bëjnë këto për fëmijët e tyre dhe jetët e tyre.

Kjo nuk kalon, fshihu sa të duash.

Posto çtë duash, mashtro çtë duash, por këto të vërteta do të dalin në dritën e diellit dhe ti do të marrësh ndëshkimet që meriton.

Duke ju falenderuar me mirënjohje të pakufishme dhe njëherë, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë kundër këtij regjimi.

Betejë të pandalshme, betejë pa kthim, betejë drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare, rroftë Shqipëria.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC
Sport

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

12:30 - 22/02/26
Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë
Breaking Views

Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

12:15 - 22/02/26
Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin
Breaking Views

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26
Para
U vra nga polici gjatë dasmës/ Viktima është xhaxhai i burrit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

U vra nga polici gjatë dasmës/ Viktima është xhaxhai i burrit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC
Sport

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

12:30 - 22/02/26

Myrto Uzuni shënoi sot një nga golat e Austin FC në barazimin 2-2 kundër Minnesota United. SHBA - Sulmuesi i...

Lexo më shumë
Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

12:15 - 22/02/26
Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com