GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Anijet me mbetjet toksike, Muçollari: Ministrat e Ramës lejuan krimin mjedisor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Anijet me mbetjet toksike, Muçollari: Ministrat e Ramës lejuan krimin mjedisor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Grigels Muçollari ka akuzuar sot ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu se kanë lejuar krimin mjedisor në Shqipëri.

Sipas tij, marrja e 102 kontenierëve me mbetje janë dëshmi e trafikut illegal ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Muçollari thotë së mbetjet e sjella në Porto Romano dhe në Portin e Durrësit përbëjnë shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deklarata

Kur ende nuk ka asnjë transparencë për 102 kontenierët me mbetje të rrezikshme, me dyshimin se janë lëndë toksike, të mbyllura tanimë në Porto Romano, raportime të reja tregojnë se sa thellë është përfshirë qeveria në atë që njihet si trafik illegal ndërkombëtar i mbetjeve të rrezikshme.
Ashtu siç kemi denoncuar vazhdimisht nga terreni dhe nga kjo foltore, sasia e kapur, e kthyer mbrapsht, në Korrik të vitit të kaluar, nuk ishte e vetmja ngarkesë e nisur nga porti i Durrësit.
Agjensia “Birn” thotë se bazuar në informacionet e siguruara përmes kërkesave për të drejtë informimi, ka zbuluar se mes viteve 2020 dhe 2023, një sasi prej rreth 20 mijë ton mbetjesh të rrezikshme të gjeneruara në Shqipëri ishin eksportuar jashtë vendit, në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Një trafik i tillë, një krim i tillë nuk mund të bëhet pa bekimin e Kryeministrit.
Megjithatë, dy janë përgjegjësit direkt në këtë aferë.
Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtori i Portit të Durrësit në këto vite, sot Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Mirela Kumbaro ka lejuar, me firmat e licensat e saj, dhe me mosveprimin që ky krim të ndodhë.
Pirro Vengu ka vënë në dispozicion infrastrukturën e Portit më të madh të vendit, që ky krim të ndodhë.
Ne e dimë që të dy këta kanë mbrojtjen e Edi Ramës dhe prokuroria e Durrësit që ka nisur hetimin nuk ka asnjë shans të mbërrijë tek ta.
Ky krim i rëndë, që parashikon penalitete të forta për Shqipërinë nga Konventa e Bazelit, shkon edhe një shkallë më lart kur dy zyrtarët që kanë lejuar aferën të ndodhë, dhe dyshimi është se kanë përfituar prej saj, do të mbeten pa u hetuar, pa shkuar para ligjit.
Edi Rama qeverisi 12 vite me trafiqe. Me trafik droge ku ngriti të parin narkoshtet në Europë, dhe tani është zbuluar dhe trafiku illegal ndërkombëtar i mbetjeve të rrezikshme.
Vota e 11 majit ka rëndësi jetike për ta shpëtuar mjedisin, për të ofruar siguri e garanci për shëndetin e qytetarëve, për të ndalur një herë e mirë krime të tilla të shëmtuara e me pasoja të rënda për jetën e shëndetin e shqiptarëve.

 

Etiketa: mbetjeministrarrezik

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Tabaku: 75 mijë familje mund të dalin në rrugë, shkak dështimi…

Jorida Tabaku: Falja e taksave për 10 vite, dhuratë për oligarkët e turizmit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: të...

Lexo më shumë
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com