GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, i cili vuan dënimin në burgun e Burrelit.

Pjetri, i njohur si pjesë e grupit kriminal të ashtuquajtur “Babagjyshët”, është vënë në qendër të vëmendjes pas publikimit në profilin e tij në Instagram të një audioregjistrimi, ku ai akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e ka lejuar të botojë një roman të shkruar prej tij, me arsyetimin se përmban akte dhune.

Pas këtij publikimi, autoritetet penitenciare kanë nisur verifikimet për të zbuluar si është realizuar regjistrimi audio dhe në çfarë mënyre është shpërndarë nga brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, duke ngritur dyshime për përdorim të mjeteve të palejuara të komunikimit.

Sipas burimeve zyrtare, kontrolli në qelinë e Pjetrit synon të evidentojë shkelje të rregullave të sigurisë, si dhe përgjegjësit e mundshëm për lejimin e këtij rasti.

Ngjarja shihet me shqetësim nga autoritetet, pasi në vitin 2025 Fatmir Pjetri ka tentuar të arratisej nga burgu 313, çka e bën situatën aktuale edhe më të ndjeshme.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e grupit kriminal “Babagjyshët”, i cili gjatë periudhës janar–dhjetor 2013 dhe në vijim, ka kryer grabitje me armë në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Laçin, Fushë-Krujën, Kuçovën dhe Durrësin.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku anëtarët e grupit, të maskuar si babagjyshë, realizuan vjedhjen e disa argjendarive, duke tronditur opinionin publik në atë kohë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…
Breaking Views

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund
Sport

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Para
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com