GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Anketa, 39% e punonjësve në Shqipëri ngrenë objekte të rënda

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Anketa, 39% e punonjësve në Shqipëri ngrenë objekte të rënda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy në pesë punëtorë shqiptarë ngrenë ose mbajnë sende të rënda, ndërsa një pjesë më e vogël punojnë në mjedise ekstreme, teksa gati gjysma i përdorin duart si “mjetin” kryesor në punë, referojnë gjetjet e anketës europiane për arsimin dhe lidhjet e tij më tregun e punës në vendin tonë që u zhvillua vitin e kaluar.

Sipas rezultateve të anketës, 39% e shqiptarëve të punësuar kanë raportuar se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie në kohën kur u zhvillua në fillim të 2023.

Gjithashtu tre në dhjetë (29%) shqiptarë të anketuar raportojnë se punojnë në një mjedis me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate ose pjesë të rrezikshme, afërsisht në linjë me mesataren e BE-së (27%) dhe 5 vende të Ballkanit Perëndimor (WB5) (32%). Për më tepër, afër gjysma (46%) e shqiptarëve thonë se përdorin duart për të kapur, për të manipuluar ose për të montuar saktësisht objektet (përjashtuar maus-in e kompjuterit, shtypjen në tastierë ose shkrimin e dorës) afërsisht në përputhje me mesataren e WB5 (51%), por dukshëm më shumë se në EU-27 (38%).

Pjesa e punonjësve që ngre pesha në Shqipëri është më shumë se vlerat mesatare në WB5 (37%) dhe EU27 (34%). Burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%).

Punëtorët më të vjetër kanë gjasa të ngrenë pesha nëse krahasohen me më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25- 34).

Të punësuarit me arsim të nivelit të ulët dhe të mesëm janë më të ekspozuar ndaj ngritjes së peshave (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.

Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) pohuan se ngrenë pesha krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara. Ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme tek të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), ndërsa vetëm 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia ngrenë objekte gjatë orarit të punës.

Të anketuarit u pyetën nëse si pjesë e punës së tyre kryesore, kanë përdorur ose kanë punuar me makineri të kompjuterizuar muajin e fundit. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5./Monitor

Etiketa: anketaPeshat

Lajme të lidhura

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe Skëndër Hitën
Aktualitet

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe Skëndër Hitën

11:43 - 20/10/26
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!
Aktualitet

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Para
Tiranë, 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin e saj

Tiranë, 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe Skëndër Hitën
Aktualitet

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe Skëndër Hitën

11:43 - 20/10/26

Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kryeministrin Edi Rama. Në kallëzim renditen gjashtë...

Lexo më shumë
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com