GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Anketat: E djathta ekstreme fituese e raundit të parë të zgjedhjeve në Francë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Anketat: E djathta ekstreme fituese e raundit të parë të zgjedhjeve në Francë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas anketave, Bashkimi Kombëtar i zonjës Marine Le Pen është fitues i raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Francë, një zhvillim që mund ta zhys vendin në pasiguri politike.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shpalli zgjedhjet e parakohshme vetëm tre javë më parë, u bëri thirrje votuesve të mblidhen kundër të djathtës ekstreme në raundin e dytë të votimeve.

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, u bëri thirrje votuesve që t’i japin Bashkimit Kombëtar një “shumicë absolute” në parlament gjë që do të mundësonte formimin e një qeverie të re me presidentin e partisë, Jordan Bardella si kryeministër, në mënyrë që të punonte për “rimëkëmbjen” e Francës.

Parashikimet nga agjencitë e anketimeve sugjerojnë se Bashkimi Kombëtar ka një shans të mirë për të fituar një shumicë në dhomën e ulët të parlamentit për herë të parë. Ai arriti gati dyfishin e 18 për qind të votave që kishte fituar në raundin e parë në vitin 2022.

Partia po mbështetet mbi suksesin e saj në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të fillimit të qershorit, që e shtynë presidentin Macron të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e reja.

Raundi i dytë do të jetë vendimtar, por lë të hapura shumë pikëpyetje se si do të ndajë presidenti Macron pushtetin me një kryeministër, që është armiqësor me shumicën e politikave të tij.

Zgjedhjet me dy raunde që përfundojnë më 7 korrik, mund të ndikojnë në tregjet financiare evropiane, mbështetjen perëndimore për Ukrainën dhe menaxhimin e arsenalit bërthamor të Francës dhe forcës ushtarake globale.

Shumë votues francezë janë të pakënaqur nga inflacioni dhe situata ekonomike, duke fajësuar udhëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron, të cilin ata e shohin si arrogant dhe larg realitetit. Partia kundër imigracionit e zonjës Marine Le Pen “Bashkimi Kombëtar”, që tani ka një drejtues të ri, e ka shfrytëzuar këtë pakënaqësi duke apeluar tek elektorati francez përmes rrjeteve sociale, si TikTok, dhe ka dominuar në anketat parazgjedhore.

Janë 49.5 milionë votues të regjistruar që do të zgjedhin 577 anëtarët e Asamblesë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit me ndikim në Francë.

Pjesëmarrja ishte në një nivel jashtëzakonisht të lartë, 59 për qind tre orë para mbylljes së qendrave të votimit, një pjesëmarrje shumë me e lartë sesa ajo e raundit të parë të zgjedhjeve të vitit 2022./voa

 

Etiketa: Zgjedhjet ne France

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Sot provimi i tretë për maturantët, do të testohen në lëndën e Matematikës

Përfundon Matura Shtetërore, 306 ekselentë në testin final, dominojnë nxënësit mesatarë! Si paraqitemi ndër vite

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com