GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ankimimi në Kushtetuese për Ballukun, përfaqësuesi i qeverisë: Ministrin e mbron imuniteti

12:10 - 22/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ankimimi në Kushtetuese për Ballukun, përfaqësuesi i qeverisë: Ministrin e mbron imuniteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se Ministri njësoj si deputeti gëzon imunitet. Gjatë seancës në Kushtetuese, Jonuzaj ka deklaruar se ministri nuk mund të mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij, pa autorizim nga Kuvendi.

Sipas Jonuzajt, shkalla e barazisë mes deputetit dhe Ministrit është e e vendosur në Kushtetutë dhe vendimi i GJKKO-së cënon pushtetin ekzekutiv.

“Duke u bazuar në Kodin e Procedurës Ligjore, neni 22 parashikon se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij. Kushtetuta vendos një barazi mes statusit të deputetit dhe ministrit: ministri gëzon imunitet për detyrat e tij dhe për sigurinë personale gjatë ushtrimit të funksionit.

Nëse shikojmë bazën e Kodit të Procedurës Ligjore, neni 22 i dispozitave kryesore thotë se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij. Shkalla e barazisë mes deputetit dhe ministrit është e vendosur në Kushtetutë.

Deputeti gëzon imunitet për detyrat e tij dhe për sigurinë personale gjatë ushtrimit të funksionit. Ne kemi ardhur para Gjykatës Kushtetuese për shkak të cënimit të pushtetit ekzekutiv. Këtë çështje e kemi trajtuar gjerësisht, duke evidentuar cënimin e kompetencave të Këshillit të Ministrave. Masat e sigurisë, a janë të pakufizuara? A mund të vendosen ndaj kujtdo, apo kanë kufizime?”, tha Jonuzaj.

Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se kryeministrit nuk ka të drejtë të bej delegim të një ministri në Këshillin e Ministrave. Gjatë fjalës së tij në seancën në Kushtetuese për mandatin e Ballukut, Jonuzaj u shpreh se nëse kryeministri do të merrte portofolin e një ministre ose do e kalonte anë te një ministre tjetër, kjo nënkuptim shkarkim defakto të ministres.

Gent Ibrahimi: Po flasim për imunitet funksionarët publikë, imuniteti është gur themeli në një demokraci. Duke patur parasysh këta dy komponentë, dhe nenin 103 të kushtetutës, i referohet edhe mos përgjegjësisë edhe paprekshmërisë. Cili do ishte rregullimi ekuivalent

Herald Jonuzaj: Neni 73 parashikon  imunitetin e deputetit brenda sallës së parlamentit, ndërkohë ishte kërkuar masa e arrestit, ajo cfarë del në pah nga vendimi është se garantimi ka të bëjë me funksionin e deputetit dhe janë të njëjtat liri që nuk duhet të cënojnë as ministrin. Dhe këtë e ka rregulluar vendimi 38, që ka vendosur shenjën e barazisë edhe për ministrin jo deputet.

Sonila Bejtja: Thatë se kryeministri nuk mund të propozojë akte, përvec atyre që nuk janë të parashikuara në kompetencat e ministrive. Po zv/ministri?

Herald Jonuzaj: Aktet propozohen vetëm nga ministri

Sonila Bejtja: Nga momenti që Gjykata Kushtetuese hoqi masën e pezullimit, sa projekt akte janë propozuar nga ministrja.

Herald Jonuzaj: Mbi 50 projekt akte.

Sonila Bejtja: A mundet Kryeministri të merrte vendim për të deleguar kompetencat e ministres?

Herald Jonuzaj: Kryeministri nuk mund të delegojë, por duhet që portofoli i asaj ministrie të kalojë te një ministri tjetër, ose të merrte ai portofolin e ministrisë, që nënkupton shkarkim defakto

Sonila Bejtja: Edhe kjo përkohësisht

Herald Jonuzaj: Nuk mund të bëhet përkohësisht.

Etiketa: BallukuKryeministrikushtetuese

Lajme të lidhura

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë
Aktualitet

Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

08:41 - 05/03/26
Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës
Aktualitet

Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës

08:19 - 05/03/26
Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’
Aktualitet

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

22:10 - 04/03/26
Para
Rama mungon në themelimin e Bordit të Paqes, Trump: Ka 2-3 liderë në këtë grup që nuk i duroj dot…

Rama mungon në themelimin e Bordit të Paqes, Trump: Ka 2-3 liderë në këtë grup që nuk i duroj dot…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë
Aktualitet

Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

08:41 - 05/03/26

Edhe viti 2025 dëshmoi një dobësi kronike në alokimin e financimeve të huaja sipas planifikimeve, teksa dështoi tërësisht përdorimi i...

Lexo më shumë
Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës

Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës

08:19 - 05/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 05/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Mars 2026

07:36 - 05/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 5 Mars 2026

07:33 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com