Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar se ankimimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe katër biznesmenëve, Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi për ndryshimin e masave të sigurisë, do të zhvillohet më datë 11 mars 2025, në orën 10:00.
Objekti i ankimimeve është “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.2025, dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,” të cilat kanë disponuar masa sigurie personale për të akuzuarit.
Trupi gjykues, sipas shortit, përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili do të shqyrtojë çështjen dhe do të vendosë mbi ankimet e paraqitura.










Discussion about this post