GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ankth dhe presion”, Rooney rrëfen anën e errët të futbollit

09:28 - 28/12/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ankth dhe presion”, Rooney rrëfen anën e errët të futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të qenurit futbollist me famë nuk ka vetëm anë të mira. Këtë fakt e tregon dhe historia e një kampioni si Wayne Rooney. Ish-sulmuesi i Manchester United, foli për problemet e tij personale në një intervistë të gjatë dhënë për “Daily Mail”.  Anglezi pranoi vështirësitë që kishte hasur në menaxhimin e presionit.

Rooney, vetëm 16 vjeç ishte bërë lojtar i Premier League: “Kam lindur dhe jam rritur pa rehati në një zonë të klasës punëtore të Croxteth. Nëna dhe babai im nuk kishin kurrë shumë para. Gjithmonë kisha debate me ta, duke parë nënën time t’i shkatërronte gjërat. Unë u katapultova në elitën e Premier League në moshën 16-vjeçare.

Përjetova një dimension ndërkombëtar. Nuk isha i përgatitur, nuk ndihesha rehat. Të jesh futbollist ka edhe një anë tjetër të medaljes, që nuk e dija. M’u desh shumë kohë të përballesha me ankthin dhe presionin. Vitet e hershme te Manchester United, ndoshta derisa erdhi në jetë fëmija im i parë, Kai, me të vërtetë u mbylla në vetvete. Nuk dola kurrë”.

Ky ishte presion i padurueshëm për një djalë si Wayne: “Kam krijuar kaq shumë zemërim. Presioni për të luajtur te Manchester United dhe Anglinë, për të fituar vazhdimisht e ndikoi jetën time. Në përpjekje për t’u përballur me gjithçka, ndonjëherë mendoja se zgjidhja ideale do të ishte mbyllja në vetvete duke pirë për dy ditë.

Kurrë nuk i kam ndarë ndjenjat dhe problemet e mia me djemtë në dhomën e zhveshjes apo edhe me Sir Alex. Gjithashtu, sepse nuk isha i qartë në kokën time, më dha atë paparashikueshmëri shtesë në lojë”.

Një ankth që e shtyu të bënte disa gabime: “Kam bërë shumë gabime kur isha i ri, disa përfunduan në shtyp dhe disa jo. Shpesh ato ishin zënka ose akte të lidhura me menaxhimin emocional. Unë kam qenë gjithmonë i zemëruar. Në atë masë sa në një sfidë me Chelsea, që vlente sezonin e Premier League, vendosa t’i ndryshoja takat (këpucët) e mia.

Përdorja një palë me thumba më të gjatë për të lënduar dikë. Kisha disa probleme të vetëkontrollit dhe i zgjidha ato. Mësova se i ndjeja ato lloj momentesh që po vinin, sikur po afrohej një shpërthim. Edhe gruaja ime u mësua me këtë situatë timen. Kur i dërgoj të gjithë në ferr dhe largohem, bëj gabime të trasha”.

Dëshmi se fama, nëse nuk menaxhohet mirë, mund të jetë një faktor veçanërisht negativ…

 

 

Etiketa: Anglimanchester unitedWayne Rooney

Lajme të lidhura

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Para
Analiza/ Pse po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?!

Analiza/ Pse po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Lexo më shumë
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com