GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Ulet 5 herë kostoja e transfertave

21:16 - 17/07/24
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Ulet 5 herë kostoja e transfertave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Antarësimit i Shqipërisë në zonën unike të pagesave në Euro, do të ulë kostot deri në 5 herë për transfertat, rrit shpejtësinë e realizimit të tyre, formalizon ekonominë dhe pritet të sjellë miliona euro përfitime për ekonominë.
Efektet pozitive të antarësimit në SEPA i tha në Komisionin e Integrimit, guvernatori Gent Sejko

“Së pari, ajo ofron pagesa ndërkufitare në Euro me të njëjtat kosto si ato brenda vendit. Kjo përkthehet në pagesa më të lira dhe më të shpejta me vendet e anëtare të SEPA-s. Aktualisht transfertat dhe pagesat me vendet e BE-së dhe anasjelltas kryen nëpërmjet bankave korrespondente – një kanal i kushtueshëm dhe jo efikas ky, në terma të kohës së ekzekutimit të transaksionit, monitorimit e finalizimit të tij, transparencës së kushteve të punës dhe mbrojtjes së konsumatorit. Me kryerjen e transfertave nëpërmjet SEPA-s, kostoja e pagesave ndërkufitare në Euro me vendet anëtare është minimalisht 5 herë më e ulët”, tha Sejko.

Vetëm në vitin e parë pasi vendi të anëtarësohet ekonomia pritet të përfitojë 20 milionë euro.

“Përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë janë të mëdha dhe, sipas vlerësimeve tona paraprake, mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim. Më konkretisht, duke u bazuar në eksperiencën e sistemit AIPS Euro – nëpërmjet të cilit Banka e Shqipërisë që nga fillim i operimit në janar të vitit 2022, i ka kursyer tregut shqiptar rreth 50 milionë euro – vlerësohet se impakti i anëtarësimit në SEPA do jetë dhe më i gjerë”, tha Guvernatori.

Po ashtu guvernatori është shprehur se bërja pjesë e SEPA, do të formalizoje ekonominë dhe do të shërbejë për parandalimin e pastrimit të parave.

Më lejoni të theksoj se në këtë drejtim, një përfitim i rëndësishëm që vlerësohet se do të sjellë anëtarësimi në SEPA, krahas formalizimit të ekonomisë, është dhe mundësia e një zbatimi më rigoroz të parandalimit të pastrimit të parave. Më konkretisht, shkurtimi i ciklit të pagesave dhe përfshirja e më pak aktorëve në këtë proces krijojnë mundësinë e një monitorimi më efektiv nga ana e organeve ligjzbatuese. Për më tepër, praktikat dhe standardet e funksionimit të skemave SEPA, për shkak të një standardi komunikim më të avancuar (ISO 20022), krijojnë parakushtet e nevojshme që monitorimi i transaksioneve të bëhet më efikas”, tha Sejko.

Po ashtu përmes këtij sistemi edhe transfertat që emigrantët bëjnë për të afërmit e tyre do të jenë më pak të kushtueshme.

gijotina.com/

Etiketa: Gent Sejkozona Euro

Lajme të lidhura

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët
Breaking Views

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Para
Partizani me mision kualifikimi, dy shqetësime për Orges Shehin

Partizani me mision kualifikimi, dy shqetësime për Orges Shehin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com