GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama të heqë dorë nga antimitingjet”, Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama të heqë dorë nga antimitingjet”, Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë menjëherë nga “antimitingjet” dhe nga organizimi i tubimeve të Partisë Socialiste, duke i cilësuar ato si provokim ndaj protestave qytetare.

Ai akuzoi Ramën për qëndrim “arrogant dhe armiqësor” ndaj protestës së rinisë dhe qytetarëve, duke paralajmëruar se kjo sjellje mund ta çojë vendin në tensione. Berisha u bëri thirrje socialistëve të distancohen nga këto tubime dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mbështesë protestën, të cilën e cilësoi si lëvizje për “shpëtimin e Shqipërisë nga autokracia”.

“Unë jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm cinik, armiqësor të Edi Ramës dhe rrethit të tij ndaj protestës, kërkesave të protestuesve dhe paralajmëroj se me këtë qëndrim, ai kërkon të zhysë vendin në kaos.

Është e pafalshme, e papranueshme përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me antimitingje anakronike, gjoja po festoj 85-vjetorin e partisë së krimit. Është cinike, është poshtëruese dhe fyese për çdo shqiptar t’i kundërvihesh protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë me takimin e zgërbonjave të krimit të PS, takime që ngjasojnë nga alfa tek omega me takimet e mafies.

Edi Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Të heqë dorë nga antimitingjet, të mos sfidojë uraganin e fuqishëm paqësor të rinisë studentore me antimitingje mafiozësh, banditësh, delinkuentësh të mbledhur me detyrim.

U bëj thirrje socialistëve të braktisin antimitingjet e Edi Ramës kudo që janë dhe të mos harrojnë se ato nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e PS. Se ajo parti ka marrë fund, nuk ekziston, është shndërruar në Rivdekjen e saj, që është Rilindja gjoja, që e varrosi PS-në. Ndaj dhe edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe.

I bëj thirrje opinionit publik ndërkombëtar, atij politik dhe atij publik, të mbështesin fuqishëm këtë protestë, e cila ka përcaktuar si mision shpëtimin e Shqipërisë nga diktatura autokratike apo narkoregjimi i Edi Ramës,” tha Berisha.

Etiketa: berishaproteste

Lajme të lidhura

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, shtatë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, shtatë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës

11:49 - 07/11/26
Pedagogia sfidon Spiropalin: Eja në protestë nëse je kundër modelit të Ramës, siç bën Marjana Koçeku
Aktualitet

Pedagogia sfidon Spiropalin: Eja në protestë nëse je kundër modelit të Ramës, siç bën Marjana Koçeku

11:35 - 07/11/26
Pallati i dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan rrezikon shembjen, ekspertët kërkojnë izolimin e zonës
Aktualitet

Pallati i dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan rrezikon shembjen, ekspertët kërkojnë izolimin e zonës

11:22 - 07/11/26
Para
Zbulohet një “fole” prostitucioni në Durrës/ Arrestohen disa persona, mes tyre dy vajza

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen tre të huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, shtatë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, shtatë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës

11:49 - 07/11/26

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në shërbimin e pediatrisë, pasi kanë shfaqur simptoma të ngjashme...

Lexo më shumë
Pedagogia sfidon Spiropalin: Eja në protestë nëse je kundër modelit të Ramës, siç bën Marjana Koçeku

Pedagogia sfidon Spiropalin: Eja në protestë nëse je kundër modelit të Ramës, siç bën Marjana Koçeku

11:35 - 07/11/26
Pallati i dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan rrezikon shembjen, ekspertët kërkojnë izolimin e zonës

Pallati i dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan rrezikon shembjen, ekspertët kërkojnë izolimin e zonës

11:22 - 07/11/26
Vrasja e Urim Fikut/ Hetimet rrëzojnë dëshmitë e bashkëshortes dhe djalit të viktimës, zbulohen 4 gëzhoja të tjera

Vrasja e Urim Fikut/ Hetimet rrëzojnë dëshmitë e bashkëshortes dhe djalit të viktimës, zbulohen 4 gëzhoja të tjera

10:58 - 07/11/26
Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Qytetarët nisen nga Korça e Pogradeci drejt Tiranës në mbështetje të lëvizjes studentore

10:49 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com