GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anuela hedh 2.5 miliardë lekë tek rrugica e Vilës së Enverit tek ish-Blloku, ia xhiron Renido Petritajt

15:44 - 15/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Anuela hedh 2.5 miliardë lekë tek rrugica e Vilës së Enverit tek ish-Blloku, ia xhiron Renido Petritajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër rrugicat e Ish-Bllokut anës vilës së Enver Hoxhës nuk mund t’i asfaltojë kushdo. Duhet një njeri i besuar që t’i marrë 2.5 miliardë lekë dhe të asfaltojë vetëm 363 metër rrugë. Sado punime të kryhen aty, nuk mund të kushtojë kaq shumë lekë. Janë rrugë 3.7 metra të gjera dhe trotuar 1.6 metër në të dy anët e Vaso Pashës. Një njeri i përshtatshëm që hyn në lojë gjithmonë si Joker në dorën e zyrtarëve të tenderave, është Renido Petritaj.

Anuelës i valëvitet “Flamuri i kuq”

Anuela Ristani, dora e fortë e Ramës, që zëvendësoi Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës, e kishte të qartë se kujt do t’ia jepte tenderin. Për Renidon, Anuela zgjodhi metodën e zakonshme të manipulimit të procedurave të prokurimit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”kështu është klasifikuar ky tender nga Open Data Albania. Prandaj është shënuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, ky është tenderi i Bashkisë Tiranë me objekt: “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” -“Brigada VIII” (në kuadër të WALK 21).

Sipas dokumenteve, burimi i financimit janë të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2025. Pra, paratë e taksapaguesve kryeqytetas që jetojnë në lagje me rrugë të amortizuara (thuajse në të gjitha zonat jashtë Unazës së Vogël) do të hidhen për të rregulluar rrugët që të çojnë tek vila e Enver Hoxhës. Rrugët aty janë sikur i ke shtruar sot dhe nuk ka nevojë për këtë super tender. Por, Anuela me siguri nuk di gjë më tepër, i kanë thënë nga lart dhe ajo thjesht firmos tenderin për Renidon.

Fondi limit që i shkon në llogari kompanisë “Rafin Company” të Renido Petritajt dhe partnerit të tij “Ndergjoni” i Xhetan Ndregjonit është 246 602 671,00 lekë, pa llogaritur TVSH-në.

Tenderi u njoftua nga Anuela Ristani në Agjencinë e Prokurimit Publik më 2 qershor 2025, data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 17 qershor 2025

Në tender ishin 18 pjesëmarrës, por komisioni i Anuelës e eliminoi konkurrencën qysh në fillim duke skualifikuar kompanitë me oferta më ekonomike.

Duke qenë se dihej qysh më parë fituesi i tenderit, kompani “SENKA” shpk e ka shprehur pakënaqësinë duke bërë ofertë zero (0) lekë (nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentet e kërkuara).

Nga ana tjetër, duhet të kesh guxim prej të korruptuari që të skualifikosh ofertën e bashkimit të operatorëve ekonomik “S.M.O.UNION”sh.p.k & “JUNIK” shpk me vlerë 158,274,908 lekë pa TVSH, që është dukshëm më e vogël se sa propozimi i RAFIN COMPANY SHPK dhe NDREGJONI. Këta e kishin ofertën 163 710 937,00 lekë pa TVSH.

Pa e zgjatur, Anuela zbatoi porosinë dhe më 4 korrik 2025 e shpalli fitues Renido Petritajn.

Djaloshi që po bën miliona euro, e nisi me biznesin me 100 lekë

Biznesmeni i ndërtimit Nefir Petritaj kontrollon 3 kompani bashkë me të birin Renido Petritajn dhe të bijën Fabiolën, përmes të cilave kanë marrë tendera me vlerë rreth 50 milionë euro.

 

Kompania kryesore është 2 F Construcion LTD, me emër të ndryshuar në Rafin Company, me pronar Renido Petritaj.

Nga viti 2017 dhe deri më tani, Renido Petritaj ka arritur të fitojë rreth 70 tendera publikë, e vetme dhe në bashkëpunim. Një shifër e jashtëzakonshme për një kompani që e ka nisur nga zero në 2017, me kapital 100 lekë.

Gjysmën e vlerës së tenderave i ka marrë nga Bashkia e Tiranës, nën dyshime të forta të një lidhje klienteliste.

Duke shqyrtuar dokumentet dhe procedurat tenderuese, rezulton se Renido Petritaj, i cili shfaq luksin, makina të shtrenjta dhe bën kurbanë, ka fituar kontrata me “flamuj të kuq” korrupsioni në Bashkinë e Tiranës.

Në 31 janar 2022, Rafin Company mori tenderin me vlerë 5 milionë euro për ‘ndërtim pedonale, pistë vrapimi dhe korsi biçikletash në liqenin e Farkës’. Fituesi dyshohet se është paracaktuar pasi kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë si Varaku, Zdravo etj., nuk paraqitën dokumentet më elementare.

Më herët, Rafin Company dhe Zdravo kishin fituar një tender po nga Bashkia Tiranë për mirëmbajtje të objekteve arsimore, pa garë.

Në të njëjtën formë, pra me kompani që merrnin pjesë në procedura fiktivisht, Rafin Company mori edhe tenderin me vlerë 3 milionë euro për “Rindërtimin shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit”. Fasadën në këtë rast e kanë bërë kompanitë “Udha” dhe “Ulëza”, të lidhura me njëra-tjetrën dhe që kanë marrë tendera të tjerë nga e njëjta njësi vendore, Bashkia Kamëz, që i dha tenderin 3 milionë euro

Me kompaninë “Udha”, “Rafin Company” ka marrë një tender për rindërtimin me vlerë 4 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit/

Renido Petritaj ka fituar edhe tenderat mirëmbajtje e rrjetit elektrik, hidraulik dhe dyer të brendshme në Konviktet e Shkollave të Mesme, Bashkia Tiranë, me vlerë 350 mijë euro, si dhe tenderin për mirëmbajtje e thellë në objekte publike, Bashkia Tiranë, me vlerë 300 mijë euro.

Më 13 mars 2025, një tjetër tender i dyshimtë ka përfunduar në duart e të njëjtëve emra që prej vitesh kontrollojnë fondet publike. Universiteti i Mjekësisë në Tiranë i drejtuar nga rektori Xheladin Draçini dhe administratori Arlind Broci, shpallën fituese kompaninë “RAFIN COMPANY” për rikonstruksionin e godinës së Fakultetit të Farmacisë dhe Shëndetit Publik.

Kontrata është lidhur për 209,735,061 lekë të reja pa TVSH (ose rreth 2.5 milionë euro me TVSH), ndërkohë që fondi limit ishte 221,176,615 lekë pa TVSH. Pra, vlera fituese përfaqëson 94.8% të fondit limit, një diferencë fare e vogël, e cila tregon mungesë konkurrence.

Në këtë tender kanë marrë pjesë pesë kompani. Dy prej tyre kanë ofruar çmime dukshëm më të ulëta, se ajo e “RAFIN COMPANY”, por për arsye të paqarta nuk janë marrë në konsideratë.

Ndërsa, para arrestimit, Erion Veliaj, më 24 janar 2025 i dhe Renidos edhe një dorë tjetër lekësh të Bashkisë Tiranë. Ishin lekë për Renidon sepse puna që kërkohej nuk e justitifikonte tenderin.

Më 30 maj 2018 përfundoi rikonstruksioni i plotë i Amfiteatrit, në dhjetor 2024 mësuam nga Erion Veliaj se u dashkan hedhur lekë të tjera, meqenëse paska hyrë “lagështira” nëpër dhoma! Në atë kohë amfiteatri u pajis edhe me skenën, podiumin, dhomat e zhveshjes së artistëve, gjithashtu edhe me sallën teknike nga ku projektohet në skenë. Erion Veliaj për të favorizuar Renido Petritajn fshin nga gara 3  kompani. Biznesmenit të ri nga Skrapari i ishin rezervuar 132 milionë lekë për bojatisjen e dy dhomave të Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës.

Porosia e Veliajt është çuar në vend nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit që është një nga ndërmarrjet e varësisë së Bashkisë Tiranë. Drejtoresha e agjencisë, Anisa Ruseti, të paktën sipas letrave, është marrë me organizimin e prokurimit, sidomos me justifikimin e fondit limit, preventivin, kalendarin e punimeve, për të nxjerrë këto para nga arka e bashkisë. Bëhet fjalë për tenderin “Rikonstruksion i ambienteve të shërbimit në funksion të amfiteatrit” me fondin limit 13 257 948,00 lekë pa llogaritur TVSH.

Të rinjtë e thjeshtë deri në 23 vjeç nuk arrijnë as të mbyllin studimet e larta, ndërsa Renido në këtë moshë krijoi kompaninë “2F CONSTRUCTION LTD” sot  RAFIN COMPANY SHPK. E nis me investimin 100 lekë dhe sot luan me miliona euro që i përfiton nga tenderat e Lali Erit dhe zyrtarët e tjerë.

Edhe pse pa eksperiencë dhe pa kapital, në vitin 2017 xhiroja vjetore shkon 1 milionë USD, ndërsa në vitin 2019 dyfishon xhiron vjetore, duke shënuar kulmin në 2020, ku ka marrë miliona euro tenderë, me procedura të dyshimta dhe klienteliste, dukshëm korruptive. Tenderët e dyshimtë reflektohen edhe në rritjen e kapitalit themeltar të kompanisë nga 100 lekë që ishte në mbi 200 mijë USD në vitin 2020.

Vitin e kaluar, Erion Veliaj e ka furnizuar Petritajn me fonde duke e favorizuar hapur. Ky tender me “Flamur të kuq” më poshtë, me vlerë 624 milionë lekë i është dhënë kompanisë RAFIN COMPANY në qershor 2024, nga Bashkia Tiranë. Tenderi ka për objekt: “Shërbime për mirëmbajtje të objekteve specifike”.

Ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, më 15 nëntor 2023, i dha Renidos tenderin me objekt “Përmirësimi i infrastrukturës në garnizonin Skënderbej” me numër reference REF-85600-10-27-2023 dhe me fond limit në vlerën 216,937,400 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Vihet re se, ndonëse fituese është shpallur kompania e Renido Petritaj, 6 kompani të tjera kanë ofruar shifra më të vogla dhe nuk janë marrë në konsideratë. RAFIN COMPANY e Petritajt u shpall fituese për vlerën 170,619,035 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ajo garoi si bashkim operatorësh me kompaninë tjetër NDREGJONI në pronësi të Xhetan Ndregjoni.

Bashkëpunim në tufën e “peshkaqenëve” të tenderave

Partneri tjetër është Xhetan Ndregjoni. Bashkia Tiranë është nyja e lidhjes së bashkëpunimit mesa tyre.  Ndregjoni ka qenë bashkëpunëtor i afërt me drejtorët e Erion Veliajt që u arrestuan për korrupsionin me kompaninë 5D.

Tenderat e mëdhenj, 5D, edhe për shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar në bashkëpunim me mbi 15 kompani të tjera ndërtimi, të cilat kanë marrë ‘pjesën e luanit’, edhe për shkak se kanë marrë përsipër të kryejnë pjesën më të madhe të punimeve si kompani të mëdha dhe të konsoliduara. Njëra prej tyre është “Ndregjoni” shpk.

Po ashtu, Ndregjoni është i pranishëm në koncesione dhe transaksione që lindën nga korrupsioni në shpërndarjen e pasurisë publike.

Me datë 29 mars 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar si fitues të koncesionit të Portit të Vlorës, bashkimin e operatoreve: Marina di Valona sh.p.k. & Marina Projects ltd & Brunes sh.p.k. e Geront Çelës & Ndregjoni sh.p.k e Xhetan Ndregjonit.

Më 30 korrik 2021 është nënshkruar kontrata koncesionare për dhënien me Koncesion/PPP të një porti turistik në qytetin e Vlorës “Marina Vlorë”, ndërmjet autoritetit kontraktues Ministria e Infrastrukturës dhe Energjise dhe bashkimit të shoqërive MARINA DI VALONA, Ndregjoni, Brunes dhe “Marina Projects” l.t.d.

Në 2022. Ndregjoni i shiti aksionet e koncesionit tek Geront Çela, për një vlerë simbolike. Kjo tregon se pjesëmarrja në këtë koncesion ishte vetëm formalisht, por përfitimet do të ktheheshin në tenderat e tjerë publikë.

Ndërsa Anuela e Bashkisë Tiranë po ruan vazhdimësinë e pazareve, ku me sa duket nuk paska qenë protagonist vetëm Erion Veliaj.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anuela RistaniRenido Petritajtendervila e Enver HoxhësXhetan Ndergjoni

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com