GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anuela Ristani nxori nga Thesari i Shtetit në korrik 2 fatura 1.5 milionë euro për incineratorin e Tiranës

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Anuela Ristani nxori nga Thesari i Shtetit në korrik 2 fatura 1.5 milionë euro për incineratorin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në tre ditët e fundit të Korrikut 2025, Anuela Ristani, e komanduara e kryeministrit Edi Rama, si kryetare e Bashkisë Tiranë, ka paguar 1.5 milionë euro për kompaninë koncesionare ‘Integrated Energy Bv’.

Projekti i Ndërtimit i Ladfillit, incieneratorit dhe rehabilitimit të vend -depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike do të financohet këtë vit me 12.7 miliardë lekë, rreth 13 milionë euro. Siç tregojnë faturat e Thesarit të Shtetit, pagesat bëhen ndaj Integrated Energy, e cila është nën administrimin e shtetit, për shkak të sekuestros nga SPAK për një aferë korruptive. Nga administratori shtet paguhen fatura për një incenerator që nuk ka filluar të ngrihet

Pagesat e Bashkisë Tiranë janë kryer në dy fatura të ndara. Fatura e parë për këtë muaj është paguar në 29 korrik 2025 dhe vlera e saj mbi 74 milion lekë të reja dhe bazohet në depozitimin e mbetjeve në landfillin privat për muajin prill.

Ndërsa fatura e dytë, me vlerë 76 milion leke është paguar në 3 korrik dhe i takon shpenzime për depozitimin e mbetjeve për muajin qershor 2025.

Dy pagesat kanë një vlerë gati të njëjtë, megjithëse janë për muaj të ndryshëm, duke ngritur dyshimet se faturimet janë fiktive.

Nëse merren në konsideratë pagesat periodike që kryen Bashkia e Tiranës për inceneratorin inekzistent të Sharrës, muaji qershor, si rregull, duhet të kishte vlerë shumë më të lartë.

Ky projekt prej kohësh vazhdon të financohet nga shteti, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston ne terren. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave të koncesioneve, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korrente.

Krahasuar me një vit më parë kjo përfaqëson një rritje prej 683.8 milionë lekësh, ose 5.14% më shumë se vitin e kaluar, e nxitur kryesisht nga rritja e planit të pagesave për kontratën e inceneratorit të Tiranës, si dhe për projektin e skanimit të kontejnerëve”, sqaron Ministria. Financat sqarojnë se për incineratorin e Tiranës, rritja e planit të pagesave në vitin 2025 është pasojë direkte e mosrealizimit të pagesave në vitin 2024. Dhe pavarësisht këtyre pagesave objekti nuk është ndërtuar dhe nuk ka prodhuar asnjë shërbim për qytetarët.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione
Aktualitet

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Breaking Views

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Para
Edi Rama shtron darkë në Dhërmi për Aleksandër Soros dhe Huma Abedin

Edi Rama shtron darkë në Dhërmi për Aleksandër Soros dhe Huma Abedin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dy vendime të fundit të drejtësisë europiane për...

Lexo më shumë
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

21:47 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com