GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Anulimi i shortit të Champions League, çfarë ndodhi në Nyon?

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Hidhet shorti i fazës së 1/8 në Champions League, Juventus dhe Inter me fat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A do të ishin vënë re gabimet e bëra në shortin e parë të UEFA-s në Champions League nëse Andrey Arshavin nuk do të kishte tërhequr emrin e Manchester United?

UEFA u detyrua të rihidhte shortin e raundit të 16-të të Champions-it pas një “problemi teknik” që ndodhi.

Gabimi u vu re fillimisht në momentin kur Manchester United  u zgjodh përballë Villarrealit. Kjo duhet të ishte e pamundur, pasi të dyja skuadrat u kualifikuan nga i njëjti grup.

Topi i ‘Djajve të Kuq’ më pas nuk u përfshi siç duhet në shortin që përfshin Atletico Madrid-in menjëherë, duke bërë që shumë tifozë dhe gazetarë të vinin re problemet.

Sikur emri i Manchester United të mos ishte tërhequr fillimisht kundër Villarreal-it, a do të kishte kaluar çështja pa u vënë re?

Atletico Madrid përfundoi duke kontaktuar UEFA-n në lidhje me këtë çështje, por është e paqartë nëse ata do ta kishin vënë re gabimin nëse ‘Djajtë e Kuq’ nuk do ishin tërhequr paraprakisht.

UEFA ka publikuar vetëm detaje të kufizuara mbi problemin teknik dhe Real Madridi në veçanti është i pakënaqur me rihedhjen e shortit, pasi në të pari kundërshtar nuk ishte Paris Saint-Germain, por Benfica.

Inter dhe Liverpool gjithashtu kanë arsye për të qenë të pakënaqur pasi janë çiftuar së bashku në shortin e dytë. Skuadra e Simone Inzaghit kishte marrë Ajaxin në hedhjen e parë, ndërsa Liverpool ishte kundër FC Salzburg.

Simone Inzaghi pranoi se “nuk shkoi mirë në shortin e parë, por i dyti ishte sigurisht më keq”.

Mediat italiane theksuan se si Interi është ‘dënuar’ nga rihedhja e shortit, por më e keqja është se ndoshta gabimi do të kishte kaluar pa u vënë re nëse Arshavin nuk do të kishte zgjedhur topin e Manchester United./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: Champions Leaguenyonshort

Lajme të lidhura

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë
Sport

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Para
Lufta ndaj korrupsionit, Basha: Drejtësisë i është bërë presion për të mos vepruar

Lufta ndaj korrupsionit, Basha: Drejtësisë i është bërë presion për të mos vepruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj
Aktualitet

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

21:20 - 13/11/26

Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit, si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Murtaj në Sarandë. Emisioni investigativ...

Lexo më shumë
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com