GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Anulohen bisedimet bërthamore Iran- SHBA në Oman, pas sulmeve izraelite

23:29 - 14/06/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Anulohen bisedimet bërthamore Iran- SHBA në Oman, pas sulmeve izraelite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Negociatat bërthamore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të planifikuara nesër në kryeqytetin e Omanit, Muskat, janë anuluar, tha sot ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi në një postim në X, ndërsa konflikti midis Iranit dhe Izraelit vazhdon.

“Bisedimet Iran-SHBA të planifikuara në Muskat këtë të diel nuk do të zhvillohen. Por diplomacia dhe dialogu mbeten e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, shkroi Albusaidi.

Ministria e Jashtme iraniane tha më herët se qeveria nuk shihte asnjë qëllim në vazhdimin e negociatave pas sulmit në shkallë të gjerë të Izraelit ndaj vendeve bërthamore iraniane, udhëheqësve ushtarakë dhe shkencëtarëve të lartë dje në mëngjes.

Teherani e quajti sulmin “një shpallje lufte” dhe u hakmor, duke lëshuar dje qindra raketa dhe dronë drejt Izraelit.

Uashingtoni dhe Teherani kanë negociuar për programin bërthamor të diskutueshëm të Iranit për rreth dy muaj, të ndërmjetësuar nga Omani.

Në këmbim, Teherani ka bërë presion për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse bisedimet dështonin.

SHBA-ja dhe Irani rifilluan bisedimet e tyre në prill për herë të parë – që kur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Vjenës në vitin 2018.

Kjo marrëveshje erdhi mes frikës në Izrael, SHBA dhe vende të tjera perëndimore se Irani po prodhonte – në mënyrë të fshehtë – armë bërthamore, megjithëse Teherani vazhdon të këmbëngulë se programi i tij është vetëm për qëllime civile.

Në Marrëveshjen e Vjenës 2015, Irani ra dakord të kufizonte programin e tij bërthamor pas negociatave të gjata me Kinën, Rusinë, SHBA-në, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

Megjithatë, pasi Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga pakti në vitin 2018, ai vendosi sanksione të reja dhe të ashpra, duke dëmtuar ekonominë iraniane.

Etiketa: IranSHBA

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Parashikimi i motit, 7 Korrik 2024

Parashikimi i motit për sot, 15 qershor 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Lexo më shumë
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com