GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anulohen tenderat 45 MLN Euro për uniformat e Policisë dhe të Burgjeve, pazaret bllokojnë veshjet e Gardës, “leku letër” edhe për “Illyrian Guard”

11:08 - 17/06/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Anulohen tenderat 45 MLN Euro për uniformat e Policisë dhe të Burgjeve, pazaret bllokojnë veshjet e Gardës, “leku letër” edhe për “Illyrian Guard”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i ka kërkuar Operatorit të Blerjeve të Përqendruara të anulojë tenderin për uniformat e gardianëve. Më konkretisht është anuluar procedura e prokurimit me objekt të kontratës “Blerje uniforma për Policinë e Burgjeve”. Sipas dokumenteve, ky tender ishte ndarë në 2 pjesë: Loti I: “Blerje uniforma dhe grada për Policinë e Burgjeve”; Loti II: “Blerje këpucë për Policinë e Burgjeve”.

Ky është tenderi më i shtrenjtë për uniformat që kanë bërë burgjet dhe e ka fondin limit 1,390,769,925 lekë pa TVSH ose 14,055,280 Euro pa TVSH.

Vetëm uniformat dhe gradat kushtojnë 1,196,890,675 lekë pa TVSH. Ndërkohë, “Blerja e këpucëve për Policinë e Burgjeve” kushton 193,879,250 lekë pa llogaritur TVSH-në.

Arsyeja zyrtare e paraqitur për anulimin nga drejtoria e Burgjeve është e mjegullt.  “Për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit kontraktor kanë ndryshuar”.

Në një informacion shtesë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara theksohet se “Procedura e prokurimit anulohet me kërkesë të Autoritetit Kontraktor përfitues Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sipas shkresës nr.8600 prot, datë 03.06.2025 me lëndë “Kërkesë për anulimin e procedurës së prokurimit me objekt “Blerje uniforma për Policinë e Burgjeve” e ndarë në 2 (dy) lote”.

Në fakt nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e paparashikuar, pasi buxheti është planifikuar dhe është ndarë qysh në fund të vitit të kaluar. Këto janë lëvizje që bëhen për të favorizuar njërin apo tjetrin operator ekonomik, duke iu dhënë kohë të përmbushin kriteret dhe ta bëjnë tenderin në një kohë dhe afat të përshtatshëm për fituesin e paracaktuar. Mundësia tjetër është që paratë të jenë harxhuar nga qeveria për “projektet” elektorale dhe urdhëron anulimin e këtyre fondeve.

Denoncohet tenderi i uniformave të Gardës

Është pezulluar për momentin tenderi “Blerje uniformash dhe elementësh të tjera përbërëse të tyre për Gardën e Republikës”, me fond limit: 36,666,500 lekë pa TVSH. Tenderi u hartua nga grupi i ngritur nga komandanti i dorëhequr Ermal Onuzi dhe i ka mbetur në dorë si patate e nxehtë Simon Zerecit, drejtuesit që është komanduar më 15 qershor nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Proceduar e prokurimit është denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania “Kristal 2001” dhe Gentian Sadiku (person fizik) të cilët kundërshtojnë si të padrejtë vendimin e komisionit për skualifikimin e tyre. Deri në marrjen e një vendimi nga KPP, pazari për tenderin e uniformave të gardistësve do të mbetet pezull.

Moda e uniformave të reja në “Illyrian Guard”

E ndërkohë që anulohet tenderi i uniformave për policët e burgjeve, ka një polici tjetër që vishet dhe ndreqet me shuma të mëdha.

Kjo është shoqëria “Illyrian Guard” sh.a e cila është pronë e Ministrisë së Brendshme, që mbahet me kontratat e ruajtjes dhe sigurisë së institucioneve publike. Ky është një tender i madh që e kishte planifikuar ish-deputeti Anduel Xhindi, që ishte drejtor deri dhjetor 2024. Por më pas, me rënien e mbështetjes së tij politike, u caktua në krye Enrik Banushi, që tashmë po i jep drejtim kësaj çështje.

Tenderi i shpallur për prokurimin e këmishave me mëngë, pelerinave dhe pantallonave ka një fond limit rreth 1.6 miliardë lekë pa tvsh. Banushi e njoftoi tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik më 10 qershor 2025, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve është lënë 14 korriku. Pra, leku letër për këta policë privatë, ndërsa do të anuloheshin tenderat për veshjen e Policisë së Shtetit.

Anulohet tenderi i uniformave i Policisë së Shtetit

Ndërkohë Operatori i Blerjeve të Përqendruara kishte shpallur tenderin për blerjen e uniformave për Policinë e Shtetit. Gara ishte e ndarë në dy lote, dhe ofertat për secilën priteshin deri më 19 maj 2025. Por ç’ndodhi? Me një shkresë të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda është anuluar tenderi. Loti i parë ishte me vlerë 19.6 milionë euro dhe parashikonte blerjen e uniformave, gradave, stemave dhe shenjave për Policinë e Shtetit. Sipas dokumenteve të tenderit do të bliheshin 78.150 uniforma bazë për policinë, si dhe 4.545 kostume bazë (këmishë, jelek, pantallona, kapele etj), për rreth 12 mijë punonjës policie gjithsej.

Pjesë e këtij loti ishte edhe blerja e uniformave verore, 8500 palë pantallona, si dhe 62,100 këmisha e pulovra. Kërkesa tjetër është prej 25,700 palë kostume e bluza që do të shërbejnë për stërvitje e shërbime.

Uniforma ceremoniale do bliheshin 1,718 copë si edhe uniforma prezantuese për zyrat e pritjes qytetareve 270 copë. Sa i takon Gradave të Policisë së Shtetit që janë pjesë e këtij tenderi do bliheshin 21,586 grada të mëdha të shërbimit spaleti, 3,368 Gradë e madhe spaleti ceremoniale.

Ndërsa loti i dytë parashikonte blerjen e shpërndarjen e këpucëve me vlerë 7.6 milionë euro. Me këtë fond synimi ishte të bliheshin 51,563 palë këpucë.

Tenderi “LOTI II BLERJE DHE SHPËRNDARJE KËPUCË PËR POLICINË E SHTETIT”, mësohet se gjithashtu është anuluar me kërkesë të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në shkresën e tij dërguar Operatorit të Blerjeve të Përqendruara thuhej se arsyeja e veprimit është argumentuar me një nga pikat e ligjit të prokurimeve publike: “për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar”.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Enrik Banushiilir prodaKlevis QoseSimon Zerecitender

Lajme të lidhura

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave
Aktualitet

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë
Aktualitet

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Para
Apeli i GJKKO-së nuk heq sekuestron mbi apartamentin e çiftit Veliaj – Xoxa te Kodra e Diellit

Apeli i GJKKO-së nuk heq sekuestron mbi apartamentin e çiftit Veliaj - Xoxa te Kodra e Diellit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25

Partizani është skuadra e parë e Superiores që e ka mbyllur me Europën për këtë edicion. Të kuqtë u eliminuan...

Lexo më shumë
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

21:24 - 17/07/25
Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

20:34 - 17/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com