GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Anulohet 2 herë tenderi 2 MLN euro, Sako lë pa naftë makinat e pastrimit, kaldajat e shkollave dhe zjarrfikëset

12:50 - 06/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Anulohet 2 herë tenderi 2 MLN euro, Sako lë pa naftë makinat e pastrimit, kaldajat e shkollave dhe zjarrfikëset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderat e karburantit që kryejnë institucionet janë një përvetësim dhe shpërdorim i hapur i buxhetit. Kryebashkiakët dhe drejtorët blejnë naftë për gjithë vitin, madje ndonjëherë edhe për tre vjet rresht. Prokurimi nuk sjell asnjë lloj kursimi, përkundrazi mbush arkat e oligarkëve, që i vendosin vetë çmimet dhe sasinë e furnizuar.

Kështu ka ndodhur me dy tenderët që do të shqyrtojmë më poshtë, përmes të cilëve, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako po shpenzon 2 milionë euro. Autoriteti që po organizon prokurimin është Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale, e cila e blen naftën për gjithë bashkinë, ku përfshihet administrata qendrore dhe disa ente në varësinë e saj, si M.Z.SH., Klubi i Futbollit Teuta, Klubi i Shumë Sporteve Teuta, Ndërmarrja Rruga Durrës, Qendra Kulturore Aleksandër Moisiu, Qendra Ditore e të Moshuarve Durrës, Ndërmarrja Komunale Plazh dhe Qendra Ekonomike e Arsimit.

Loti i parë i ka si objekt  “Blerje Diesel 10 ppm ULSD”, për të cilin janë lënë në dispozicion 1.7 miliardë lekë, ku sigurisht pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për të blerë naftë për vetë bashkinë, ndërsa pjesa tjetër për drejtoritë vartëse. Tek pjesa e dokumenteve ku përshkruhet se si është llogaritur fondi limit, nënvizohet se shuma është caktuar sipas planifikimit të buxhetit.

Me fjalë të tjera, Sako prokuron të gjithë shumë duke e xhiruar në llogarinë e oligarkëve pa marrë parasysh çmimin në treg apo në bursë.

Duam të theksojmë këtu se shpesh herë, kryetarja Sako hap edhe tender më vete për të blerë naftë për Bashkinë, por në këtë rast fut duart edhe në racionin e të tjerëve.

Sakaq, shohim që ky tender mban ‘Flamurin e Kuq’ të shënuar nga Open Data Albania, sepse ka një sërë shkeljesh. Kjo (flamuri) është shenja që tregon riskun e korrupsionit.

Gara për këtë tender është hapur më datë 4 mars 2024, por në fakt ka qenë një rihapje e prokurimit. Sepse për herë të parë ky projekt është paraqitur në muajin janar, por për arsye të ndryshme, që deri më tani nuk janë paraqitur publikisht, gara ishte pezulluar. Madje shohim që ky tender është anuluar dy herë dhe në këto raste ligji kërkon mbylljen përfundimtare të tij dhe hartimin nga e para të një tjetër prokurimi. Me qëllim që të zbatohet rregullorja.

Por, Sako dhe stafi i saj tek Komunalja, po tregohen kokëfortë. Kështu, shohim që është hapur gara për të njëjtin prokurim dhe për këtë Open Data Albania i ka vendosur flamurin e kuq. Shpresojmë që për këtë të reagojnë Agjencia e Prokurimeve dhe KPP, sepse bëhet fjalë për 1.7 miliardë lekë që siç duket Sako këmbëngul t’i çojë tek miqtë e saj.

Anulimi i tenderit dhe centralizimi i furnizimit në duart e Sakos ka lënë pa karburant shërbime jetike për qytetarët.

Këtë e pohon vetë bashkia. “Duke marra shkas nga situata shumë e vështirë në të cilën ndodhet aktualisht Bashkia Durrës dhe institucionet në varësi të saj, si dhe shpenzimit e karburantit të paparashikuara për vitin e kaluar të disa ndërmarrjeve dhe anulimit e procedurës ‘Blerje Karburant për Institucionet në varësi të Bashkisë Durrës’, më datë 26.02.2024, kërkojmë shkurtimin e afatit të dorëzimit të ofertave në 15 ditë.  Ndodhur në këto kushte, Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës, Ndërmarrja Komunale Plazh të cilat kryejnë pastrimin e mbetjeve urbane kanë nevojë urgjente për karburant, Qendra Ekonomike e Arsimit, e cila përdor karburantin për ngrohje në shkolla publike, e ka urgjente furnizimin”, theksohet në dokumentet e tenderit.

Në të njëjtën skemë abuzuese, Sako ka vazhduar edhe planin për lotin e dytë me objekt  “Blerje Benzine Premium Unl 10 ppm”, për të cilin janë vënë në dispozicion 30 milionë lekë (Pa TVSH). Edhe ky lot për herë të parë është prezantuar në fillim të muajit janar,  por ka patur dy anulime.

Dhe sërish Sako e ka hapur garën më datë 3 mars. Nga Open Data Albania, tenderit i është vënë “Flamuri i kuq”, duke na treguar se për fondin ka risk korrupsioni.

Sako me këtë lotin e dytë na tregon që nuk i intereson fare për vendimet që marrin institucionet kontrolluese, për aq kohë sa ajo vazhdon të ketë mburojën politike.

Kujtojmë se Emiriana Sako zëvendësoi në këtë post Vangjush Dakon, i cili vetëm pak ditë më parë u lirua nga burgu dhe po mbahet në arrest shtëpiak.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nën akuzë për shpërdorim detyre në dy raste, është nxjerrë nga qelia, pas rreth 9 muajsh, me vendim te Gjykatës së Posaçme.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimEmiriana Sakotender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Babai i Elias dëshmon kundër Princ Lekës: Më ka dhunuar, është…

Babai i Elias dëshmon kundër Princ Lekës: Më ka dhunuar, është…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com