GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Anulohet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë Rama e Kurti? Ja çfarë raporton media kosovare

19:08 - 13/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse Albin Kurti e pengon Edi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një mbledhje e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është planifikuar të mbahet nesër. Vendndodhja e mbledhjes së nëntë të dy qeverive është në Gjakovë. Por tashmë ka dyshime nëse kjo mbledhje e paralajmëruar do të mbahet mes dy qeverive.

Burimet e gazetës Nacionale informojnë se ka dilema nëse do të vazhdohet me itinerarin dhe agjendën e planifikuar për mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë. Këto burime thonë se Qeveria e Shqipërisë, që udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama, ka shprehur mëdyshjet e saj nëse duhet të mbahen kjo mbledhje. Madje, burimet kanë paralajmëruar një paraqitje të Ramës, ku do të sqarohet kjo çështje.

Në lidhje me këtë temë, gazeta Nacionale ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në pyetjen nëse do të mbahet kjo mbledhje, Kryeziu nuk ka kthyer përgjigje deri tani.

Përplasja Kurti-Rama

Në fakt, që nga java e kaluar, është vërejtur një tension mes dy kryeministrave, pra mes Kurtit dhe Ramës, pasi ky i fundit e dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në adresë të ShBA-së, Francës dhe Gjermanisë.

Një nismë e tillë, nuk u prit fare mirë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila dikur në platformën e saj politike e synonte bashkimin me Shqipërinë. Rama u akuzua ashpër nga eksponentë të ndryshëm të LVV-së, që udhëhiqet nga Kurti. Madje, një deputete e VV-së, deklaroi se Rama më shumë e do Serbinë se sa Kosovën.

Një përgjigje për çështjen e draftit të Asociacionit të hartuar nga Rama, e ka dhënë sot personalisth edhe Kurti, duke thënë se Rama duhet t’i dorëzojë Serbisë propozimin e tij për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc. Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, tha Kurti, raporton Nacionale.

“Propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama që modeli i tij është i mirë, në vend se të propozohet për serbët në Kosovë, t’ia propozojë Beogradit në Serbi”, tha Albin Kurti.

Ndryshe, dje Rama foli edhe për kundërshtarët e draftit të tij, duke i akuzuar se ata jetojnë ende me komunizëm.

Ata që e kanë kundërshtuar pa ditur përmbajtjen fatkeqësisht si në Prishtinë e Beograd duke thënë nuk duhet të dëgjojnë propozim nga Shqipëria, u them 2 gjëra. Së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha jo çfarë tha. Së dyti i them ky rajon nuk është vetëm i tyre. Nëse atyre i vjen më mbarë të luajnë luftash kur lufta ka çerek shekulli që ka mbaruar dhe asnjëra palë nuk i hap dot njëri tjetrit jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty janë SHBA e NATO dhe aleatëve tanë po i mbaron durimi, u them ne nuk jemi të interesuar për luftë dhe jemi kundër asaj loje.” – ka thënë Rama. /Nacionale/

Etiketa: GjakoveKryesore1KurtiMbledhjaMEDIAqeveriRama

Lajme të lidhura

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Aktualitet

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit
Aktualitet

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru
Aktualitet

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26
Para
Profesori amerikan: SHBA po krijon krizë në Kosovë, Uashingtoni të disiplinojë…

Profesori amerikan: SHBA po krijon krizë në Kosovë, Uashingtoni të disiplinojë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Aktualitet

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26

Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në...

Lexo më shumë
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26
FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

11:02 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com