GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

EKSKLUZIVE/ Anulohet “pylli” 3 mld lekë i Lalit Erit, skandali bllokon KPP-në

14:56 - 28/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
EKSKLUZIVE/ Anulohet “pylli” 3 mld lekë i Lalit Erit, skandali bllokon KPP-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas denoncimeve të Gijotina.com, Erion Veliaj përpiqet të zhdukë gjurmët e skandalit me Pyllin Orbital. Megjithëse kryebashkiaku i Tiranës u zotua publikisht, ta mbillte pyllin para zgjedhjeve, ka dalë si “mbreti lakuriq”. Lali Eri ka njoftuar se tenderi anulohet për “mungesë parash”! Lajmi i bujshëm vjen në mes të fushatës së “mbjelljes së pemëve”, ku Gijotina.com zbuloi se si Lali Eri po bënte gati skenografinë e vjedhjes së 3 miliardë lekëve.

Pse u anulua tenderi i Pyllit Orbital?

Bashkia e Tiranës është kujdesur ta fshehë skandalin me njoftimin në Komisionin e Prokurimeve se “nuk ka fonde për t’i blerë këto pemë” të shpallura me tender. Më datë 20.01.2023, publikoi: “Njoftim për anulim procedure prokurimi me objekt: “Blerje pemë dekorative për pyllin orbital dhe zona të ndryshme të Tiranës” , me fond limit 300 000 000. Autoriteti kontraktor njofton se “....në kushtet ku për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, Autoriteti ka marrë vendimin për anulimin e procedurës së prokurimit”.

Ashtu siç bën përherë, Erion Veliaj kishte planifikuar ta mbyllte pazarin pa garë, duke përdorur KPP-në që vulos tenderët e tij abuzivë.

Ndërkohë, tre denoncime kanë mbërritur në Komisionin e Prokurimet Publik.

Kalvari i ankesave nga firma AlbGarden dhe i injorimit nga Bashkia Tiranë, si Autoritet Kontraktor, ka nisur që më datë 24 nëntor 2022, kur është bërë dhe denoncimi i parë.  Në 2 dhjetor KPP, pasi shqyrtoi  të gjitha gjetjet e ankimuesit dhe konstatoi shkelje në hartimin e kritereve, vendosi të anulojë tenderin e Drejtorisë së Gjelbërimit të Bashkisë Tiranë.

Ndërsa në vendim i kërkonte Bashkisë që të ndryshonte disa nga kriteret e tenderit. Bashkia Tiranë pak ditë më pas dha një përgjigje se kishte bërë modifikimet dhe vazhdonte të linte të hapur garën, e cila parashikohej të mbyllej me datë 16 janar 2023.

Por, asnjë ndryshim nuk ishte bërë sipas ankimuesit. Kështu, me datë 15 dhjetor 2022,  Albgarden dërgoi një tjetër ankesë. Duke u shprehur i vendosur që Drejtoria e Gjelbërimit nuk ka bërë modifikime që janë në shkelje të ligjit. “Pasi kemi konstatuar disa paligjshmëri në  veprimet e Autoritetit Kontraktor, lidhur me zgjatjen e afatit të hapjes si ofertave, lidhur me publikimin e shtojcës me kriteret e modifikuara vetëm në gjuhën shqipe, si dhe lidhur me pretendimin e AK se e ka zbatuar vendimin e KPP Nr. 1207/2022”, është shprehur ankimuesi.

Por, Bashkia vazhdon të këmbëngulë se ka bërë ndryshimet që i kërkoi Komisioni i Prokurimeve.

Më datë 20 dhjetor 2022, nga shkresa me objekt “Kthim përgjigje”, konstatohet se Veliaj ka refuzuar ankesën e operatorit ekonomik ankimues.

Gjithashtu, në datë 23.12.2022, nëpërmjet shkresës së Bashkisë Tiranë, dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik ësjtë informacion në lidhje me procedurën e mësipërme të prokurimit. Pra, tenderi është hapur dhe rihapur disa herë para Vitit të Ri 2022.

Brenda datës 23 dhjetor 2022 nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike operatori ekonomik “AlbGarden” SHPK ka paraqitur argumente shtesë, pra ankesë të re për tenderin e rihapur.

Ndërkaq, Veliaj tenton ta mbyllë këtë prokurim në ditët e para të muajit janar 2023.

Në 5 janar të këtij viti Bashkia ka deklaruar së tashmë ka bërë të gjitha ndryshimet e kërkuara nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

Albgarden ka shqyrtuar edhe njëherë tenderët dhe ka konstatuar se disa pika mbeten burokratike dhe kundër vendimit që dha KPP. “Kërkesa e autoritetit kontraktor për një sipërfaqe minimumi 14,000 m2 si dhe që objekti të jetë 8-10 km nga Unaza e Vogël e Tiranës është një kërkesë e ekzagjeruar. Jo në përputhje me objektin dhe natyrën e objektit të prokurimit. E cila kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në këtë procedurë prokurimi”, shprehet ankimuesi.

 

Në këtë kuadër kompania e interesuar ka bërë denoncimin e tretë me datë 6 janar 2023.

Komisioni i Prokurimeve ka dhënë një përgjigje me datë 25 janar 2023. Për çudi, Komisioni ka vendosur të mbyll këtë çështje pa një vendim përfundimtar. Pavarësisht se në dokumentet vërtetohet që shkeljet e gjetura nga ankimuesi qëndrojnë. Megjithëse specifikohet se tender ka kritere diskriminuese dhe burokratike, çka pengojnë një konkurrencë transparente, nuk ka një vendim.

Edhe pse shkeljet duken qartë, KPP me sa duket i druhet kryebashkiakut dhe justifikohet se nuk do të marrë një vendim mbi këtë çështje pasi “Në rastin konkret KPP vlerëson, se objekti apo qëllimi i rishikimit administrativ është bërë i pamundur. Për shkak të rrethanave të reja pasi ka humbur aktualitetin në kuptim me Kodin e Procedurave Administrative. Sepse procedura e prokurimit është anuluar nga ana e autoritetit kontraktor. Dhe vendimmarrja e kundërshtuar nga operatori ekonomik ankimues nuk është më aktuale. Dhe nuk mund të dëmtojë apo rrezikojë interesin e tij të ligjshëm në një procedurë prokurim”, thuhet në vendimin e KPP.

 

Shkeljet e gjetura

Sikur thamë më lartë, tërheqja e KPP pa një vendim përfundimtar shton dyshimet për ndërhyrje të fuqishme politike të Veliajt. Pasi gjatë këtij kalvari ankesash dhe vendimesh, shkeljet e gjetura nga ankimuesi janë konfirmuar nga KPP. Dhe për më tepër, janë shkelje të rregullave bazë të ligjit për prokurimet.

Konkretisht: Janë bërë shpenzime për të blerë mallra të panevojshme. Dhe veç kësaj për secilin janë përcaktuar parametra burokratikë që “cungojnë konkurrencën e lirë”. Edhe në këtë pikë, denoncuesi shprehet se “Drejtoria e Pastrimit ka vendosur kritere të hartuara posaçërisht për një kompani të paracaktuar”. Gjithashtu, nisur nga bashkëpunimi i mëparshëm me bashkinë, na rezulton se i ka në pronësi këto mjete.

Përfshirja e dy shërbimeve të ndryshme në një kontratë, është shkelja tjetër e konstatuar.

Konkretisht, “A l b G a r d e n” shprehet se ky tender duhej ndarë në dy lote. Pasi kemi të bëjmë me dy kërkesa të ndryshme, blerje (pemësh) dhe punë publike (mbjellje).

Konkretisht, tenderi ka brenda blerje pemësh dhe punime ndërtimore për mbjelljen dhe dekorimin e tyre. Por, Veliaj vendosur në një kërkesë, në mënyrë që fituesi i paracaktuar t’i marrë të gjitha paratë dhe dy shërbimet të mbulohen me këtë fond.

Edhe kërkesa për inxhinierët, teknikët, mekanikët, hidraulikët, elektricistët kanë lidhje me një kontratë pune publike dhe jo me një kontratë furnizimi malli.

Sakaq, duket qartë që, projekti i “Pyllit Orbital” për mbjelljen e pemëve i iniciuar nga Bashkia e Tiranës është një maskë për vjedhjen kolosale të buxhetit. Pasi u zbulua dhe u bë zhurmë mbi planin e tij, Lali Eri, si rrallë herë, është tërhequr! Për të mbuluar skandalin, nga dita e sotme televizionet po u japin hapësirë aktiviteteve ku Lali Eri shfaqet me lopatë në dorë dhe hapë gropa pemësh!

Lexo edhe: Pylli Orbital dështoi, KLSH: Bashkia Tiranë nuk ka hapësirë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: ankesaanulimazbuimBashkia TiraneKomisioni Prokurimeve PublikembjelljepemePylli Orbitalshke;jetendervendim

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Ju ka lënë brumi?”, detaje nga përgjimet e bandës së drogës

"Ju ka lënë brumi?", detaje nga përgjimet e bandës së drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com