GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Anulohet tenderi 460 MLN lekë i Jeta Dedës dhe Frida Krifcës, AKU akoma pa laborator

12:22 - 15/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Anulohet tenderi 460 MLN lekë i Jeta Dedës dhe Frida Krifcës, AKU akoma pa laborator

Me sa duke kompania dhe drejtorja e AKU e kanë gjetur mirëkuptimin më vonë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Që në  vitin 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mangësi të laboratorëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë të paakredituar. Kjo do të thotë që në këto vite ka pasur më pak analiza të ushqimeve, ose nuk janë bërë fare. Ndërkohë vazhdojnë të prokurohen miliona lekë çdo vit për materialet e laboratorit, që me sa duket janë kthyer në burim fitimi për drejtoreshën e AKU, Jeta Deda dhe për ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.

Së fundmi, KPP ka anuluar tenderin që kishte zhvilluar AKU për pajisjen e laboratorëve. Në janar të këtij viti, Gijotina.com ka publikuar tenderin me vlerë 460 milionë lekë që zhvilloi AKU, ku u shpall fituese firma “Krijon SHPK”.

Sakaq, kujtojmë se firma në fjalë ka pasur një përplasje një vit më parë më AKU-në për një tender tjetër për pajisjet e këtij laboratori. “KRIJON” SH.P.K denonconte se AKU ka ndryshuar gjatë rrugës dokumentacionet e tenderit, pasi fituesi ishte i paracaktuar.

Ndër të tjera, në denoncim thuhej se janë ndryshuar të dhënat bazë, që gjithashtu ndikojnë në fondin limit të vënë në dispozicion për këtë tender. Ndër të tjera, ankimuesi shprehej se AKU nuk ka kërkuar Certifikatën e Konfirmitetit (CE) për të gjithë garuesit.

Çka do të thotë se AKU po kërkonte të blinte pajisje të pasigurta dhe të pacertifikuara për laboratorët.

 

Denoncimi

Me sa duke kompania dhe drejtorja e AKU e kanë gjetur mirëkuptimin më vonë. Këtë herë, AKU ia fali tenderin firmës “Krijon shpk”. Por, tashmë ka ardhur një denoncim nga firma “Almedical” SHPK, në pronësi të Llambro Sulotit. Ky i fundit pretendon se firmat e klasifikuara si oferta të vlefshme, përfshirë edhe firmën fituese “Krijoni shpk” nuk përmbushin kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit

“Nisur nga pretendimet e operatorit ekonomik ankimues, nga shqyrtimi i dokumenteve të tenderit, dokumentacioni i dorëzuar në SPE nga operatori ekonomik “Medfau” SHPK, si dhe sqarimet e vetë këtij të fundit dorëzuar pranë KPP-së, vërejmë se disa nga specifikimet teknike të kërkuara nga autoriteti kontraktor në dokumentet e tenderit nuk gjenden të pasqyruara në katalogët e dorëzuar nga operatori ekonomik “Medfau” SHPK në Sistemin e Prokurimit Elektronik.

Dhe disa të tjera nuk janë në përputhje me specifikimet e kërkuara nga ana e autoritetit kontraktor në dokumentet standarde të tenderit.

Rrjedhimisht, pretendimet e operatorit ekonomik ankimues për skualifikimin e operatorit ekonomik “Medfau” SHPK qëndrojnë”, thuhet në vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik.

Nisur nga shqyrtimi i dokumenteve për secilin nga ofertuesit, KPP konstaton se AKU duhet të anulojë procedurat dhe të rishikojë kriteret e vendosura, me qëllim që të sigurojë cilësi të plotë për laboratorët që do të blihen. Gjithashtu, do të rishqyrtohen, edhe njëherë të gjitha ofertat e paraqitura. Sepse anashkalimi i disa kritereve sjellë rrezik për mungesë cilësie të laboratorëve dhe analizave që do të kryhen tek to.

 

AKU katër vjet pa laboratorë

Duke qenë se procesi i pajisjes së laboratorëve po zvarritet, që nga viti 2019, AKU vazhdon të mbetet jashtë funksionit për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore. Në një raport të KLSH me të dhënat e viteve 2019-2021 është konstatuar se laboratorët në disa qytete nuk kanë bërë fare analiza ose janë të paakredituar.

“Mungesa e territorit në, kishte bllokuar punën tek laboratori i mikrobiologjisë në Durrës. Edhe pse laborator që mban një peshë të rëndësishme për sa i takon kontrollit doganor, të gjitha analizat i nis për në Tiranë. Në këtë situatë, ky laborator ka qenë, thuajse gjatë gjithë vitit 2019.

Në laboratorin e Tiranës, Fierit, Korçës, nuk bëjnë analiza të shtesave, konservantëve, apo nivelit të pesticideve . Berati dhe Elbasani edhe pse dy qarqe me një shtrirje të madhe gjeografike nuk kanë laboratorë për kryerjen e analizave edhe më minimale.

 Në qytetin e Beratit nuk ekziston një godinë e posaçme për të kryer analizat e ushqimeve.

Ndërsa në Elbasan është bërë një shtesë për ambientet e laboratorit, pajisjet janë aty, por nuk ka staf. Në Lushnje laboratori ka pajisje shumë te vjetra dhe që nuk janë të sigurta për analiza ushqimesh”, thekson raporti i KLSH.

Pra, kur vjen puna për të përvetësuar fondet e buxhetit të shtetit, drejtoresha dhe ministrja nuk ndalen së abuzuari, edhe pse ushqimet e pakontrolluara mund të rrezikojnë jetën e njerëzve.

Lexo edhe: AKU vë në lojë 460 mln për laboratorin, 3 vite që nuk bënte analiza

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAkuanalziaankesaDenoncimlaboratoretender

Lajme të lidhura

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit
Breaking Views

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit

14:16 - 25/12/25
Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt
Breaking Views

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

12:40 - 24/12/25
Pas arrestimit për mashtrim në tendera, Elvis Miri merr 520 MLN lekë nga Pjerin Ndreu dhe Blendi Gonxhe
Breaking Views

Pas arrestimit për mashtrim në tendera, Elvis Miri merr 520 MLN lekë nga Pjerin Ndreu dhe Blendi Gonxhe

15:25 - 23/12/25
Para
“Këtu ka një spiun”/ Te Bayerni nuk dihet ende kush është tradhtari

“Këtu ka një spiun”/ Te Bayerni nuk dihet ende kush është tradhtari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët e revoltuar ‘kryqëzojnë’ Ballukun: Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë!
Aktualitet

Qytetarët e revoltuar ‘kryqëzojnë’ Ballukun: Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë!

10:53 - 26/12/25

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri)

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri)

10:28 - 26/12/25
31-vjeçari “nën efektin e alkoolit” sulmon Urgjencën e Spitalit të Vlorës

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari

10:02 - 26/12/25
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

09:47 - 26/12/25
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë

09:33 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com