GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Anulohet tenderi i KLSH-së për ruajtjen fizike, pjesëmarrës ishte edhe Safet Gjici i PS-së

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Anulohet tenderi i KLSH-së për ruajtjen fizike, pjesëmarrës ishte edhe Safet Gjici i PS-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit është një institucion që duhet të evidentojë shkeljet që bëhen nga entet  dhe të jap rekomandime për rregullim të tyre, që të shmangen abuzimet financiare. Por, në fakt edhe vetë ky institucion po abuzon me fondet që i jepen dhe shkel ligjin në ditën me diell. Pranë Komisionit të  Prokurimeve Publike ka mbërritur një  ankesë nga “Trezhnjeva” SHPK, e cila ka qenë pjesëmarrëse në garën për tenderin me objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike të ambienteve të KLSH”. “Trezhnjeva” SHPK   ka paraqitur ankesë njëherazi pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, duke kundërshtuar arsyet e skualifikimit të tij, si dhe duke ngritur pretendime për shoqëritë “Eurogjici Security” SHPK, “Dea Security” SHPK, “Klaron” SHPK dhe “Nazeri 2000” SHPK, pjesëmarrës në procedurën e prokurimit.

Le t’ia nisim nga ankesa për skualifikim të padrejtë dhe në shkelje të ligjit që pretendon ankimuesi. Sipas tij, KLSH e ka paracaktuar fituesin prandaj ka ngritur një skemë abuzive që në fund fitues mund të dilte vetëm  “Anakakonda shpk. Në dokument thuhet se  “Trezhnjeva”  kanë paraqitur ofertë anomalisht të ulët, kur fondi limit është  6,378,618 leke pa TVSH.  Ndërkohë ankimuesi dhe kompanitë e tjera të skuafikuara kanë paraqitur oferta të njëjta me vlerë  6.074.870,80 lekë, me argumentin se kjo shumë mjaftin për të kryer atë shpërblim për një periudhë 1 -vjeçare. Por jo, KLSH këmbëngul që për këtë tender duhet të shpenzohet më shumë dhe shpall fitues ofertën më të shtrenjtë, veprim i cili bie në kundërshtim me ligjin.

Abuzim tjetër që evidenton ankimuesi dhe e quan pjesë të “lojës” nga KLSH është se, edhe fituesi ka paraqitur një ofertë  6.080.146,74 lekë, pra vetëm 10. 000 lekë më shumë se kompanitë e tjera. Vlerë e cila nuk përbën ndryshim përballë fondit limit të përcaktuar nga KLSH. Nga shqyrtimi i këtyre të dhënave, KPP shpjegon se asnjë nga kompanitë nuk mund të konsiderohet anomalisht e ulët, pasi ofertat e tyre nuk janë më pak se 25% e fondit limit.

Skema e thurur

Sikur e cekëm pak në fillim ankimuesi ngre dyshime për disa nga kompanitë Dea Security” SHPK, “Klaron” SHPK dhe “Nazeri 2000” SHPK dhe sidomos për kompaninë “Eurogjici Security” SHPK, e cila është nën administrimin e Safet Gjicit të PS-së. Ankiumesi shprehet se të katërta këto kompanie janë mike të qeverisë dhe kanë paraqitur njëjtën ofertë të njëjtë me të, qëllimisht që KLSH të mund të kapte një justifikim për të skualifikuar ankimuesin  “Trezhnjeva”. Por, sipas tij pjemarrësit e tjerë, përveç fituesit kanë qenë fiktivë, pra kompani që ndihmuan KLSH t’i jap tenderin kompanisë së paracaktuar si fitues.  Prandaj, ankimuesi kërkon që KPP të hetojë katër kompanitë e lartë përmendura, pasi pretendon se janë miq të KLSH dhe kanë marrë pjesë në mënyrë fiktive në këtë garë.

Sakaq, duke marrë për bazë shkeljet e evidentuar dhe në analizën e bërë KPP ka dalë në rezultatin se oferta e paraqitur nga garuesit e tjerë nuk përbën arsye për skualifikim. Prandaj ka anuluan këtë tender dhe i kërkon KLSH që të bëjë edhe njëherë shqyrtimin e të gjithë ofertave. Pra, nga dokumentet dhe vendimi i KPP tregohet që KLSH po shkel ligjin dhe abuzon me taks paguesit shqiptarë, në vend që të jetë në mbrojtje të tyre./ E.H/ Gjitona.com

Etiketa: abuzimankeseKLSHKPPkryesore2Safet Gjicishkeljetender

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
Kriza nga lufta në Ukrainë/ Apple do të shkurtojë prodhimin e iPhone dhe AirPods

Kriza nga lufta në Ukrainë/ Apple do të shkurtojë prodhimin e iPhone dhe AirPods

Discussion about this post

TË FUNDIT

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet
Sport

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

16:27 - 13/07/26

Botërori 2026 ka hyrë në fazën më emocionuese, atë të gjysmëfinaleve, ku vetëm katër kombëtare kanë mbetur në garë për...

Lexo më shumë
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

15:29 - 13/07/26
Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

15:06 - 13/07/26
Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

14:46 - 13/07/26
Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

14:29 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com