GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Anulohet tenderi pa garë i Veliajt, ja kush i mori 2.7 MLD lekë për rrugicat e një lagjeje

12:33 - 04/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Anulohet tenderi pa garë i Veliajt, ja kush i mori 2.7 MLD lekë për rrugicat e një lagjeje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gijotina.com ka denoncuar dy muaj më parë tenderin abuziv të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ku harxhon 2.7 miliardë lekë për të rregulluar rrugicat e lagjes pranë ish-tregut elektrik. Sot ky tender është pezulluar! Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet bulevardi Bajram Curri-bulevardi Petro N. Luarasi- Rruga Taulantia- Rruga Ali Demi, Faza II-të”.  Ky tender është fituar nga operatorët  “LIQENI VII” sha & “BALILI KONSTRUKSION” shpk pa garë! Veliaj përjashtoi pa argumente 7 kompanitë që dhanë oferta të ndryshme ekonomike.

Gijotina.com ka evidentuar se tenderi iu dha pa konkurrencë dy kompanive që paraqitën ofertën më të shtrenjtë. Por, siç ndodh zakonisht, institucionet e kontrollit dhe ato të drejtësisë bëjnë sikur nuk i shohin denoncimet dhe nuk i marrin parasysh.

 

Denoncimi

Pas raportimit në Gijotina.com, tenderi në fjalë është denoncuar edhe në Komisionin e Prokurimeve Publike. Denoncimi është bërë nga firma “Curri” SHPK, e cila pretendon se Bashkia Tiranë e kishte paracaktuar me kohë fituesin dhe as nuk ka marrë në konsideratë ankesat apo kërkesat e operatorëve të tjerë.

Në ankesë thuhet se “Curri” SHPK është skualifikuar me argumentin se ka paraqitur një ofertë shumë të ulët. Në fakt firma shprehet se ka pasur një gabim aritmetikor, të cilin e kanë korrigjuar menjëherë pas dorëzimit të ofertës, por ky ndryshim nuk i është marrë fare parasysh, duke bërë skualifikimin e menjëhershëm nga gara.

“Duke ju referuar këtij gabimi njerëzor të bërë, autoriteti kontraktor ka marrë ofertën tonë të gabuar 149,026,250.40 lekë pa Tvsh. Ndërkohë që referuar, Shtojcës 2 – Preventivi i Punimeve, Vlera e Ofertës tonë: 189.205.003,8 lekë pa TVSH. Në këto kushte, autoriteti kontraktor duhet të ribëjë kuotimin e saktë, mbështetur në verifikimin që do t’i bëjë Listës së Çmimeve të Zërave të preventivi”, thuhet në ankesë.

Vendimi

Në këtë pikë, duke u bazuar dhe në atë çka thotë ligji, KPP vlerëson se për këtë rast Bashkia duhej të kishte bërë edhe njëherë rivlerësimin e ofertës, pasi “Curri” SHPK korrigjoi gabimin e bërë. Sepse në të kundërt shkelet një pikë e rëndësishme e ligjit.

“Për sa kohë, gjatë procesit të vlerësimit të ofertave, autoriteti kontraktor ka skualifikuar ofertën e operatorit ekonomik “Curri” SHPK sipas arsyeve të publikuara në SPE, rrjedhimisht nuk është kryer verifikimi i ofertës për gabime aritmetike, por vlen të theksojmë se, bazuar në arsyetimin e këtij vendimi, me kualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “Curri” SHPK, autoriteti kontraktor duhet të zbatojë pikën 3 të nenit 82, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar”, shprehet KPP.

Gjithashtu komisioni ka vlerësuar se fituesi nuk është shpallur në konkurrencë të drejtë dhe ka kërkuar që të bëhet edhe një herë shqyrtimi i të gjithë ofertave.

 

Përfituese e këtij tenderi është kompania e Ramazan Kalisë, e cila nuk ka eksperiencë në këtë fushë, pasi tradita e kompanisë “Liqeni VII” është tregtia e pjesëve të ndërrimit. Kjo kompani u ka hyrë tenderëve me kokë pas vitit 2013 dhe deri më sot ka trefishuar xhiron ekonomike. Kalia vepron në koalicion me kompani ndërtuese që kanë lidhje politike me pushtetin, si përshembull “Shkëlqimi” SHPK.

Në tenderin e mësipërm, Kalia është futur në bashkëpunim me “Balili Konstruksion”, me pronar Sezai Baliaj nga Vlora. Kompanitë kanë një bashkëpunim në marrjen e tenderëve, ku më të rëndësishmit i kanë marrë në bashkitë Durrës (rikonstruksioni i varrezave) dhe në bashkinë Tiranë për riparim rrugësh. Tashmë që vendimi është kthyer nga KPP, do të shohim se çfarë manovrash do të bëjë Lali Eri, i cili shpërdoron buxhetin e bashkisë me një grusht kompanish të përzgjedhura!

Lexo edhe: Erion Veliaj i jep 358 MLN lekë Eral Myftarajt për të prerë pyjet e Tiranës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDenoncimErion VeliajKPPm tender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
VIDEO/ E dehur tallet me fenë Islame para “mikrofonit” të Butrint Imerit. Çfarë i ndodhi Arta Nitajt

VIDEO/ E dehur tallet me fenë Islame para “mikrofonit” të Butrint Imerit. Çfarë i ndodhi Arta Nitajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com