GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

AP: Qeveria, jo transparente për të dëmtuarit nga tërmeti

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokati i Popullit, këto janë emrat e 20 kandidatëve që do kërkojnë 84 votat në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tërmeti i nëntorit 2019 vijon ende të rëndoje në shpinën e familjeve shqiptare ku një pjesë janë prekur nga procese shpronësimi në favor të projekteve të rindërtimit e të tjerë ende nuk kanë një çati mbi krye.

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për vitin 2022 nënvizon edhe një herë këtë pikë njëlloj si vitin paraardhës duke vënë theksin tek vëmendja që duhet të kenë insitucionet për të zgjedhur problematikat e atyre familjeve që janë lënë jashtë procesit.

Konkretisht raporti vlerëson se insitucionet nuk janë treguar transparente sa i takon strehimit si për familjet e prekura nga procesi i rindërtimit edhe nga ato që janë pjesë e programeve të strehimit.

“Në kërkesat tona kemi kërkuar vazhdimisht informacion lidhur me kohëzgjatjen e procesit administrativ, transparencën e këtij procesi në tërësinë e tij dhe në raste të caktuara e konkrete, fazën në të cilën gjenden, aktet administrative të nxjerra për këtë qëllim. Përgjigjet e marra për këto raste nuk kanë qenë ezauruese si dhe në disa raste kemi konstatuar një qëndrim jo transparent nga institucionet përgjegjëse. Konstatohet se organet përgjegjëse nuk kanë treguar kujdes të shtuar ndaj grupeve në nevojë duke mos i orientuar drejt ato si për familjet që jetojnë në çadra apo mjedise të tjera të përshtatura për strehim ashtu edhe për problematikat e tjera të lartpërmendura të cilat bëjnë pjesë në fushën e strehimit” thuhet në raportin e zyrës së Avokatit të Popullit.

I njëjti raporton se në disa raste të cilat vazhdojnë të ndiqen nga institucioni lidhur me dëmtimet e tërmetit, është evindentuar se akordimi i fondeve të unifikuara sipas nivelit të dëmit, nuk përmbush nevojën për të siguruar riparimin e dëmeve efektive në ndërtesat ku mund të bëhen riparime dhe riforcime sipas specifikës së rastit.

“Për shumë familje, sidomos ato me të ardhura minimale kjo sjell përkeqësim të gjendjes ekonomike të tyre në kushtet kur shihet domosdoshmëria e sigurimit të të ardhurave shtesë për të mundësuar një banesë të sigurt dhe me një standard normal për jetesë. Kjo situatë është reflektuar ndjeshëm edhe tek banorët e zonave rurale të cilët vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira jetese për shkak të pamundësisë së largimit nga zonat e banimit, në kushtet e emergjencës, pasi duhet të kujdesen për ekonominë bujqësore dhe gjënë e gjallë, si të vetmet mjete jetese” nënvizon dokumenti.

Raporti thekson se ende çështja e shpronësimit për interes publik dhe konkretisht ajo për zhvillimin e zonave të reja në Tiranë në Kombinat dhe “5 Maji” mbart shqetësim për mënyrën sesi është zbatuar dhe se duhet të shihet me kujdes kuadri ligjor për të mos shkelur të drejtat e individëve që janë prekur./Monitor

 

Etiketa: qeveriTërmet

Lajme të lidhura

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!
Aktualitet

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Para
Çmenduri në Tiranë, makina futet në parakalim mes dy mjeteve

Çmenduri në Tiranë, makina futet në parakalim mes dy mjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar rreth 2,100 kilogramë kokainë në një varkë me vela, rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë....

Lexo më shumë
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com