GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Aparat fotografik që të nxjerrë bukur Erion Veliajn, ja tenderi 13 milionë lekë i Bashkisë Tiranë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Aparat fotografik që të nxjerrë bukur Erion Veliajn, ja tenderi 13 milionë lekë i Bashkisë Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë ka zyrën më të madhe të marrëdhënieve me publikun nga të gjitha institucionet. Kjo zyrë prodhon foto dhe video të kryetarit në aksion, në mbjellje pemësh, fillim punimesh, inaugurime, takime, sidomos përdoren fëmijët për të kuruar imazhin e tij. Erion Veliaj nuk pranon të fotografohet apo filmohet nga gazetarët, ai i përgatit vetë reportazhet dhe kronikat.

Për këtë duhen mjete. Vazhdimisht blihen aparatura për profesionistët e manipulimit të opinionit. Këtë radhë ka vendosur të blejë dy aparate fotografik profesional. Këtë e morëm vesh nga Agjencia e Prokurimeve Publike e cila e njoftoi tenderin më datë  17 tetor 2024, me objekt ‘Blerje aparat fotografik profesional’. “Gara” ka qëndruar hapur deri më 29 tetor 2024, kur është mbajtur edhe tenderi. Këto aparate duhet të kenë cilësi të larta që ta nxjerrin Veliajn si top model.

Zyra e Veliajt nuk është lodhur për  të shpallur fituesin, pasi nuk ka ndjekur procedurat ligjore për zhvillimin e prokurimit.

Është dorëzuar vetëm një ofertë nga firma “QuantX IT Solutions” shpk, prandaj procedura duhej anuluar për mungesë  konkurrence.

 

Pa nevojë konkurrence, pa marrë mundimin të shqyrtojë dokumentet e ofertës së dorëzuar, duke cenuar rregullat kryesore të Prokurimeve Publike, komisioni i Veliajt ia dhuroi këtë tender kompanisë “QuantX IT Solutions” shpk, duke firmosur në fund kontratën 13 milionë lekëshe.

Na duket shumë shtrenjtë ky çmim sepse në treg aparatet fotografik të markave më të mira botërore, Canon apo Nikon me të dhënat që kërkon Bashkia Tiranë, i gjen nga 1 deri 5 mijë mijë euro, madje edhe më lirë. Sa për informacion, gjetëm online disa tipe për t’ia sugjeruar Lali Erit, që janë në pamjet më poshtë:

 

Më datë 14 nëntor 2024, komisioni i Veliaj ka bërë publike kontratën përfundimtare me fitues “QuantX IT Solutions” shpk, ku shënohet ndër të tjera, se “nuk ka operator të skualifikuar”.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Qindra milionë lekë për propagandën

Ju duket një thërrime ky tender, por bashkia shpërdoron shumë para për sende të tilla, për paga dhe zyra që helmojnë opinionin publik.

Mediat transmetojnë të pandryshuara lajmet e gatshme të përgatitura nga “redaksia” prej dhjetëra punonjësish në Bashkinë e Tiranës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës nuk ka zhvilluar asnjë konferencë për shtyp me gazetarët, ai pranon të fotografohet vetëm nga njerëzit e tij me këto aparate profesionale që blen me tender.

Bashkia e Tiranës ka një influencë të madhe në redaksitë e mediave kombëtare e lokale të cilat publikojnë pa asnjë filtër informacionet e dërguara nga zyra e PR-it, duke lejuar bombardimin me propagandë politike të opinionit publik.

Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun ka në varësi të saj 3 drejtori të tjera të ndara në 6 sektorë të ndryshëm.  Më specikisht, drejtoria e përgjithshme ndahet në Drejtorinë e Informacionit, Drejtorinë e Komunikimit me Qytetarët si dhe Drejtorinë e Protokollit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.  Së bashku me drejtorin e përgjithshëm, këto tre drejtori kanë afro 50 punonjës, ku përfshihen 3 drejtorë, 5 përgjegjës sektori dhe 34 specialistë.

 

Këto drejtori, me punonjësit dhe mjetet teknike dhe financiare të vendosura në funksion të tyre, administrojnë prezencën në media dhe rrjete sociale të kryetarit te bashkisë së Tiranës. Përveç këtij grupi drejtorësh dhe specialistësh, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka edhe këshilltarë për median në kabinetin e tij. 216 mijë euro në vit i kushton taksapaguesve shqiptarë vetëm flota e këshilltarëve të Erion Veliajt.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimaparat fotografikerione veliajtender

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Nadal mbyll karrierën në tenis pasi Spanja u mund nga Holanda

Nadal mbyll karrierën në tenis pasi Spanja u mund nga Holanda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis