GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Apartament luksoz dhe fshehje të ardhurash”/ GJKKO i nxjerr të palarat komisioneres së Vettingut

16:24 - 19/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Apartament luksoz dhe fshehje të ardhurash”/ GJKKO i nxjerr të palarat komisioneres së Vettingut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë vendosur aty për të hetuar dhe vendosur mbi gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në procesin e vettingut. Por, me sa duket dhe vetë këta komisionerë nuk janë aq të pastër sa Kushtetuta e kërkon. Gjykata Anti-korrupsion ka kapur në shkelje të ligjit dhe në fshehje të pasurisë komisoneren  Brunilda Bekteshi, e cila edhe në seancën e fundit të realizuar nuk mund të binte trupën gjykues për një kredi dhe një apartament super luksoz që zotëron.

Kujtojmë se seanca për të ka nisur pas një hetimi të hapur nga SPAK më parë, ku u evidentua se ajo ka bërë deklarim të rremë. Sakaq, në seancën e fundit  Gjykata komisionerja Bekteshi nuk ka arritur që të argumentojë me prova bindëse burimin financiar për blerjen e një apartamenti në Tiranë, si edhe veprimet që ka kryer për përfitimin e një kredie.

SPAK ka kryer hetim të thelluar ndaj Bekteshit për “deklarim të rremë” , si edhe për mungesë burimi financiar për blerje asetesh. Sipas analizës së kryer nga Gjykata, duke iu referuar bilancit të ardhura-shpenzime, rezultonte se Brunilda Bekteshi për periudhën 2001-2007, ka jetuar me 8 mijë lekë në muaj.

Pikërisht, kjo situatë absurde ka ngritur dyshimet e Gjykatës, e cila ka kërkuar nga Prokuroria për të vijuar me hetimet ndaj pasurisë së Bekteshit, duke ngritur gjithashtu dyshimet se komisionerja e Vetingut mund të ketë kryer veprën penale të “Deklarimit të rremë” të pasurisë.

 

Gjetjet nga hetimet

Ndër të tjera, evidentohet se në deklaratën para fillimit të detyrës, të plotësuar në vitin 2017, Bekteshi deklaron ndër të tjera se ka në pronësi një apartament, të blerë në vitin 2008, me vlerë 54 mijë euro, me burim një kredi dhe kursime familjare. Por, të dhënat e siguruara gjatë hetimit paraprak të Prokurorisë, treguan se ky deklarim, në rastin më të mirë është i pasaktë, ndërkohë që gjykata analizoi se nuk kishte burim të ligjshëm financiar. Qëndrimet e komisioneres Bekteshi bien tërësisht ndesh me formularin e pasurisë.

Apartamenti i deklaruar si i blerë në vitin 2008 me vlerë 54 mijë euro, në fakt është blerë një vit më pas, me shumë të deklaruar 3.1 milionë lekë. Por nuk është vetëm ky fakt i dyshimtë në pasurinë e Brunilda Bekteshit.

Kujtojmë se Brunilda Bekteshi është kallëzuar penalisht në SPAK nga shoqata “Drejtësi për Drejtësi”, e drejtuar nga ish-magjistrati Gentian Trenova. Sipas kallëzimit, Bekteshi nuk ka pasur burime financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2007, si edhe ka deklarim të rremë sa i përket burimit financiar të saj.

Deklarimi i plotë e Bekteshit

Akuzohem nga kallëzuesit se kam konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal, që ka të bëjë me deklarimet e të ardhurave të pasurisë, lidhur me apartament banimi.

Lidhur me këtë pasuri (apartament 1+1), e vetmja që gëzoj që nga viti 2007 e deri më sot, burim kanë qenë të ardhurat e mia, të bashkëshortit dhe kredia e shpenzimet e tjera të saj. Në deklarimin e pasurisë ka vetëm një pasaktësi të datës dhe vitit, e cila është lidhur me veprime, duke iu referuar një kontratë shit-blerje të një pasurie tjetër (2+1)

Pas blerjes së pasurisë 1+1, ne ishim të interesuar të kishim një zgjerim, duke ndërmarrë disa veprime, pasi menduam të zgjeroheshim me ambjent në vitin 2008, veprime të cilat u anuluan, duke mos u realizuar asnjëherë. Në datë 17.12.2008, unë dhe bashkëshorti nënshkruan me shoqërinë “Alba Construction” kontratë shitje paraprake për blerjen e një apartamenti 2+1, me sipërfaqe 110 m2, me çmim 54 mijë euro.

Në datë 24.12.2008, ne nënshkruan kontratë shit-blerjes me rezervë për apartamentin 2+1, kundrejt kundrejt çmimit 54 mijë euro. Në 28.01.2009, para noterit u mbajt dokumenti “Revokim kontrate” për apartamentin 2+1. Në 29.01.2009, bashkëshorti im nënshkruan kontratën e kredisë me NBG-Bank, duke vendosur kolateral apartamentin 1+1. Në datë 01.03.2009, bashkëshorti im dhe shoqëria ndërtuese kanë nënshkruar akt-marrëveshje për anulimin e kontratës për apartamentin 2+1 dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme. Kredia u përdor për shpenzime për apartamentin që disponoj (1+1).

 

Gjyqtari paraprak nuk u bind aspak me argumentat e komisioneres së Vetingut, Brunilda Bekteshi.

Etiketa: akuzaBrunilda BekteshiGJKKOhetimekorrupsionKryesore1SpakVetting

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Kush e ka radhën? Lituanezët përgatiten për një sulm të mundshëm rus

Kush e ka radhën? Lituanezët përgatiten për një sulm të mundshëm rus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com