GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën

11:21 - 21/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Sali Berisha nuk shkon në seancë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO-së ka vendosur këtë të martë mosndryshimin e masave të sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili do të duhet të paraqitet në prokurori dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.

Në përfundim të seancës shyqësore në Apelin e Posaçëm mbrojtësi ligjor i ish- kryeministrit, Sali Berisha, Genc Gjokutaj e konsideroi sërish çështjen politike.

“Kjo çështje mbetet politike, nuk ka lidhje me thelbin është një gërvishtje, Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Është e pamundur që për çështje të tilla të dorëzohet kallëzimi dhe të regjistrohet procedimi penal. Ne do vijojmë procedurën” u shpreh Gjokutaj, ndërsa lidhur me një ashpërsim të masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Berisha për shkak të mosparaqitjes së tij në SPAK, u shpreh se Berisha nuk ka asnjë rrezik për t’u larguar nga vendi.

“Ashpërsimi i masave ka të bëjë me rrezikun e ikjes. Berisha nuk ka rrezik të ikë. Problemi është ligjor, ajo masë rrjedh nga një proces antikushtetues. Gjykata sot shpalli vetëm dispozitivin. Kemi seancë tjetër të enjten. Për humbjen e fuqisë së vendimit beteja do jetë e gjatë, do kryejmë të gjitha procedurat ligjore” vijoi Gjokutaj.

Ndër të tjera mbrojtësi ligjor i ish-kryeministrit, komentoi edhe arsyet e mos paraqitjes së Berishës në SPAK.

“Refuzimi i paraqitjes ka të bëjë me antikushtetutshmërinë. Është trajtuar në mënyrë tjetër ekstra, duke i hequr një nga të drejtat themelore, atë të mbrojtjes në Kuvend. Vendimi i gjykatës është një kopje e keqe e shkallës së parë, që pati durim për të dëgjuar por s’pati guxim për të vendosur”, tha ai.

Më 14 nëntor, avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha dorëzuan në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme ankimimin e plotë ku kundërshtohen vendimet për masën e sigurimit personal “detyrim me paraqitje” dy herë në muaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po hetohet për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, nuk e njeh vendimin e GJKKO-së për “detyrim paraqitje” dhe nuk është paraqitur në SPAK, pavarësisht lajmërimeve nga Prokuroria e Posaçme.

Javën e kaluar, përmes avokatëve mbrojtës, ai kërkoi shuarjen e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, por GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë.

Të njëjtën kërkesë për shuarje ose zbutje mase dërguan edhe avokatët e Jamarbër Malltezi, i cili është i dyshuar për korrupsion pasiv.

Etiketa: Apeliberisha

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK nis hetimet

SPAK zbardh akuzat për grupin kriminal, mes të arrestuarve edhe Erzen Breçani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com