GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli i Massafra-s për Qeverinë: Investoni tek Rruga e Komanit, jeta e mijëra banorëve në rrezik

16:31 - 30/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli i Massafra-s për Qeverinë: Investoni tek Rruga e Komanit, jeta e mijëra banorëve në rrezik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rruga e Komanit, nga Vau i Dejës e deri në digën e hidrocentralit është krejtësisht e amortizuar. Një shqetësim i ngritur prej vitesh nga banorët por që nuk ka marrë zgjidhje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që është enti pronar i këtij aksi me gjatësi 33 kilometra. Shqetësimit të banorëve sot iu bashkua, Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra.

“Rruga për Koman është katastrofike dhe është e pasigurtë për jetën e vendasve dhe është shumë e rrezikshme edhe për shëndetin e punëtorëve të hidrocentralit”.

Mijëra turistë çdo ditë kalojnë atë rrugë për të shkuar në Fierzë, në Valbonë dhe në Lumin Shalës… dhe jo vetëm turistët por edhe banorët e zonës. Sa vuajtje, sa kohë e humbur, sa makina që prishen, sa probleme për shëndetin dhe shtyllën kurrizore të njerëzve, u shpreh ai.

Imzot Massafra kërkon nga Qeveria të miratojë sa më parë fondet për rikonstruksionin e rrugës, që i shërben 10 mijë banorëve në veri të vendit dhe qindra e mijëra turistëve që vizitojnë Lumin e Shalës, Fierzën e Valbonën.

“Ata mijëra turistë të huaj dhe nga Shqiperia, në rrjetet sociale, flasin mirë për natyrën e mrekullueshme që na ka falur Zoti, por shumë prej tyre flasin shumë keq për rrugët dhe për pastrimin e liqenit, duke bërë kështu propagandë të kundërt!”, tha më tej.

E ndërtuar 50 vite më parë, rruga nacionale Vau i Dejës-Koman ka pësuar rrëshqitje te dherave, gërryerje në këmbët e urave e çarje të asfaltit. E ngushtë, me mungesë të theksuar sinjalistike, pa barriera anësore ajo është kthyer në rrezik për aksidente. Dëmet më të mëdha kanë ardhur nga mjetet e tonazhit të rëndë të KESH-it. Prej mungesës së investimeve si në rrugë ashtu dhe në shërbime, fshatrat po shkojnë drejt shpopullimit, thekson ai.

“Nëse do të ishin kushtet e rrugëve, të shkollave dhe shërbimet shëndetësore, mendoj se disa familje do të kishin qëndruar në Shqipëri, pa marrë rrugën e hidhur të mërgimit!”.

Në vitin 2021 KESH-i kishte premtuar rikonstruksionin e këtij aksi por më pas u zhduk nga harta e investimeve. Ndërsa më 30 Qershor të këtij viti, Kryeministri Rama ka premtuar se do të bëhet rruga e Komanit, por ende nuk ka asnjë projekt konkret.

Etiketa: Rruga e Komanit

Lajme të lidhura

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Para
Trafik ndërkombëtar droge në Itali i drejtuar nga shqiptarët, 10 të arrestuar gjatë operacionit

Trafik ndërkombëtar droge në Itali i drejtuar nga shqiptarët, 10 të arrestuar gjatë operacionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate të forta për rritjen e pagave të drejtuesve...

Lexo më shumë
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com