GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë apelin e radhës për mundësimin e votës së emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e vitit 2025.

 “Unë nuk besoj se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, të 1 milion shqiptarët me vendbanim jashtë vendit dhe potencialisht me të drejtë vote do të zgjedhin ta ushtrojnë këtë të drejtë, por shumë rëndësi ka fakti që të nisim votimin nga jashtë me çfarëdo numri shqiptarësh që nuk jetojnë në Shqipëri”, ka theksuar ai rishtazi në apelin e tij.

Gjithashtu, ka thënë se kushti i vetëm për ta bërë të mundur këtë, është që Kuvendi të miratojë kuadrin rregullator brenda këtij sesioni parlamentar, para muajve të verës.

Kjo, sipas tij, garanton kohën për të realizuar votën e çdo shqiptari me vendbanim jashtë vendit.

Por sërish, ajo çfarë mungon, ka të bëjë me vullnetin e palëve.

Vihet re qartësisht e gjitha në një ngjarje të fundit, ndodhur gjatë seancës parlamentare të 2 prillit.

Disa qytetarë kanë shpalosur një pankartë në sallën e Kuvendit këtë të enjte, në të cilën kërkohet vota e emigrantëve në zgjedhjet e vitit 2025.

Kërkesa e tyre e shprehur në pankartë është bërë në një prej lozhave të sallës teksa në sallë vijon seanca e radhës parlamentare.

“Dua të votoj 2025”, ishte thirrja e tyre.

Ndodhia i rroku objektivat e kamerave televizive, por nuk arriti të kapte sytë (me ose pa dëshirë), të atyre që e mundësojnë këtë gjë – deputetëve.

Organizimi i sajuar madje u nxor jashtë lozhës ballore të Parlamentit nga Garda e Republikës, duke e mbyllur aty gjënë.

E mbyllur – dhe hermetikisht madje – duket edhe çështja e votës së diasporës gjithsesi, pasi apelet e vazhdueshme ndër muaj të Celibashit, kanë rënë tërësisht në vesh të shurdhët.

Komisioni për Reformën Zgjedhore jo vetëm që nuk prodhoi asgjë, por as që ka një projeksion të qartë për të pasur zhvillime të qenësishme në të ardhmen e afërt.

Copëtimi i opozitës dhe ribashkimi i një pjese të saj brenda një grupimi parlamentar, po ashtu e bën të vështirë dialogun.

Përtej kësaj, vetë e majta, e cila mban shumicën brenda Kuvendit, nuk e ka problem nëse në zgjedhjet zhvillohen në të njëjtën frymë me atë aktuale në vitin 2025, apo të ndryshme. Status quo-ja është në rregull për ta.

Ndërsa, e djathta e shumicës, pra grupimi Bardhi-Berisha, më të madhe e ka kauzën e rikthimit të koalicioneve në zgjedhje (shkak këtu edhe pamundësia eventuale e tyre për të pasur logon dhe vulën e PD-së në anën e tyre deri vitin e ardhshëm), se sa vetë votën e emigrantëve mirëfilli.

Ndaj apelimet e vazhdueshme të Celibashit thjesht mbeten apelime dhe asgjë më shumë. Veprime në horizontin e afërt a të largët, nuk duken./AP

Etiketa: vota e diaspores

Lajme të lidhura

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Para
Amnistia me ligj e zyrtarëve të dënuar për korrupsion/ Ja deputeti i PS që e propozoi

Manja: Pas përfundimit të mandatit, prokurorët e SPAK të punësohen në Apel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë...

Lexo më shumë
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com