GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli jep vendimin përfundimtar për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij

15:43 - 03/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli jep vendimin përfundimtar për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jepet vendimi për dënimin me 55 vite burg për kriminelin famëkeq Emiljano Shullazi dhe anëtarët e bandës së tij, pas 83 seancave gjyqësore të zhvilluara në dy vite.

Sot në 3 dhjetor 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit  ka vendosur të dënojë me burg Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazit, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Gjykimi i tyre është zvarritur për shkak të mos paraqitjes së avokatëve dhe përjashtimit të gjyqtarëve për konflikt interesi. 

Sipas vendimit, Shullazi u  dënua me 14 vite burg. Po kështu GJKKO vendosi 12 vite burg për Gilmando Dani, Endrit Qyqja, 10 vite burg, Endrit Zela 10 vite burg; Blerim Shullazi 9 vite burg.

Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Procesi

Grupi u arrestua në vitin 2016, të akuzuar për disa vepra penale të ndodhura në periudhën 2014-2016. Emiljano Shullazi dhe grupi i tij akuzohen për gjobëvënie, shkatërrim të pronës me eksploziv, armëmbajtje pa leje dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal. Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi në vitin 2017. Në vitin 2018 ata janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 55 vite heqje lirie në total. Ndaj kreut të kësaj bande, Emiljano Shullazi, i shpallur fajtor për zhvatjen e pasurisë dhe kërcënimin e biznesmenëve Y. Beqja dhe J. Zaka, krijimin e grupit të strukturuar kriminal, Shkalla e Parë ka vendosur dënimin me 14 vite burg. Për Gilmando Danin, i njohur dhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, është vendosur dënimi 12 vite burg në total kryesisht për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe për kërcënimin e Y. Beqjas. Dhjetë vite burg janë dhënë për Endrit Zelën dhe Endrit Qyqjan, të akuzuar të dy për të njëjtat akuza që akuzohet dhe Gilmando Dani. Ndërsa Blerim Shullazi është dënuar me nëntë vite heqje lirie për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe kërcënimin e biznesmenit J. Zarka dhe armëmbajtje pa leje.

Etiketa: Apeli i PosacemEmiljano ShullaziKryesore1

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Aksidenti tragjik, qytetarët nderojnë 45 viktimat në sheshin Skënderbeu

Aksidenti tragjik, qytetarët nderojnë 45 viktimat në sheshin Skënderbeu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com