GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli lë në burg Denis Meçen, i akuzuar për vrasjen e Egli Progës

17:48 - 17/09/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli lë në burg Denis Meçen, i akuzuar për vrasjen e Egli Progës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për Denis Meçen, i akuzuar për vrasjen e Egli Progës. Meçe kishte kërkuar ndryshimin e masës nga arrest në burg në një formë më të butë.\

Sakaq, Gjykata caktoi detyrim paraqitje Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shkulakun.

Prova kryesore mbetet ekspertimin mjeko-ligjor për 42 vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje në një lokal në Pogradec, më 10 gusht.  Raporti përshkruan dëmtimet e konstatuara në kokën e trupin e viktimës, si në pjesët e ballit, hundës, veshit, faqes, supit të majtë e që theksohet se “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është: Hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor. Në mostrën e gjakut të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 gramë për litër.

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor iu dërgua Prokurorisë së Korçës, e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës. Si autor të dyshuar, policia arrestoi shtetasin Denis Meço, me akuzën e vrasjes me dashje dhe procedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulakun, Leonidha Guçen e Arjan Manellarin.

Por, në seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, Prokuroria e Korçës lehtësoi akuzën për Denis Meçon nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia. Kjo solli dhe përplasje mes policisë e organit të akuzës.

Në momentin që bluzat e bardha kanë konfirmuar vdekjen e Egli Progës, i pranishëm në spital ka qenë efektivi Artur Lilo, i cili njoftoi sallën operative se një i dehur u rrëzua në tokë e humbi jetën. Në spital ka qenë i pranishëm edhe kushëriri i Egli Progës, i cili dëgjoi telefonatën e reagoi duke i thënë policit se Egli ishte dhunuar.

Lajmet për vdekjen e Egli Progës u shpërndanë më 10 gusht në media, si vdekje aksidentale, por policia doli me reagim zyrtar rreth 16 orë me vonesë, konkretisht më 11 gusht rreth orës 10:15 e konfirmoi se kemi të bëjmë me një vrasje, si dhe referoi materialet në prokurori për akuzën vrasje me dashje.

Po ashtu, uniformat blu të Pogradecit njoftuan se kanë arrestuar autorin e dyshuar Denis Meçe, por në njoftimin e Prokurorisë më 14 gusht, thuhet se pasi u identifikua autori i dyshuar, u kryen veprime për gjetjen e vendndodhjes së tij ndërsa Meçe u dorëzua vetë në komisariat.

Në dëshminë e dhënë, Meçe deklaroi se nuk kishte qëllim vrasjen e Progës. Sipas Meçes, tentoi ta godasë, por nuk e bëri, me pretendimin se Proga u rrëzua vetë në tokë. Më pas, i çorientuar u largua.

gijotina.com/

Etiketa: Denis MeceEgli Proga

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti: Keni dy muaj kohë për të plotësuar hetimet

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti: Keni dy muaj kohë për të plotësuar hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com