GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli lë në dritare Berishën, Gjokutaj: SPAK, estradë juridike

12:30 - 18/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha paralajmëron Veliajn: Nuk ke shpëtim, fundi yt është shumë i shpejtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha do të vijojë ti japë mesazhet e tij politike nga dritarja e banesës, teksa këtë të martë ka humbur betejën gjyqësore të radhës.

Gjyqtarja e Apelit Iliriana Olldashi la në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, duke rrëzuar ankimin e këtyre të fundit. Si Berisha ashtu edhe Malltezi ndodhen nën masën e arrestit në shtëpi, të akuzuar për korrupsion në procesin për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj hodhi akuza ndaj SPAK pas mbylljes së seancës gjyqësore. “Veprimet hetimore që SPAK po kryen s’ka lidhje me dispozitën e vers penale të korrupsionit”, tha Gjokutaj për gazetarët, duke i përcaktuar “estradë juridike” veprimet hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

“Po kryen (SPAK) një akt ekspertimi dadiloskopik të një personi që ka vdekur para 10 vjetësh, që unë se kuptoj dot ku duan të dalin. Le që flitet për një pasuri me vlerë të vogël, po ajo s’ka lidhje… Bashkëpronarët s’kanë asnjë lloj konflikti”, u shpreh avokati.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve mbi mundësinë që Berisha të humbë mandatin e deputetit, Gjokutaj pretendon se kjo s’mund të ndodhë pasi kryedemokrati po pengohet të shkojë në Kuvend dhe nuk e ka zgjedhur mosprezencën me dëshirën e tij.

“Zoti Berishës mandatin ja ka dhënë populli. Zoti Berisha nuk mungon në Kuvend për shkak të mungesës së dëshirës së tij siç e kërkon Kushtetuta që thotë ‘mungon pa arsye’. Ne e kemi bërë kërkesën në gjykatë, SPAK, Apel, Gjykatën e Lartë dhe ata kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën, me praktikën e tyre. Kemi raste të arrestuarish që kanë vajtur në Kuvend dhe kanë votuar. Pra mungesa e zotit Berisha nuk është për faj të tij. Kështu që mandati i tij mbetet i pacënuar ligjërisht”, tha ai.

Etiketa: Apeli i GJKKOGenc GjokutajGJKKOKryesore1Sali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Denoncimi: Drejtori i Ballukut 4.6 mld lekë nga institucione shtetërore

Denoncimi: Drejtori i Ballukut 4.6 mld lekë nga institucione shtetërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com