GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Apeli riaktivizon tenderin 457 mln euro Thumanë-Kashar

23:10 - 06/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Apeli riaktivizon tenderin 457 mln euro Thumanë-Kashar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli ka anuluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës për pezullimin e koncesionit 457 milionë euro të rrugës Thumanë-Kashar, duke e riaktivizuar këtë projekt. Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbulur disa detaje të hollësishme në lidhje me këtë aferë.

Statusi i Tomorrit 

Bomba e Thumanë-Kashar. Kulisat që ringjallën koncesionin gjysmë miliardë euro. Ndërsa shumica e shqiptarëve ishin me pushime, Gjykata Administrative e Apelit ka marrë pa zhurmë një vendim që riaktivizon koncesionin famoz Thumanë-Kashar. Në datën 29 korrik, kjo gjykatë ka anulluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërprerjen e koncesionit 457 milionë euro. Por jo vetëm kaq. Në vendim, Gjykata gjithashtu e urdhëron Ministrinë që t’i përcjellë për miratim Këshillit të Ministrave kontratën koncesionare me kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.  Vendimi i firmosur nga Rilinda Selimi, Altina Nasufi dhe Blerona Hasa është i formës së prerë. Tani qytetarët shqiptarë kanë vetëm një mundësi të shpëtojnë nga fatura shkatërruese e koncesionit Thumanë-Kashar. Qeveria duhet ta ankimojë vendimin në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë duke kërkuar pezullimin e ekzekutimit dhe prishjen e vendimit të Apelit. Gjithsesi vendimi ka hapur një skenar të rrezikshëm për financat e shtetit.

Ndër të gjitha koncesionet e famshme të Rilindjes, ai i rrugës Thumanë-Kashar është ndër më klamorozët. Kostoja e këtij koncesioni u fry me 2.8 herë krahasuar dhe me vet parashikimet e qeverisë. Fillimisht, qeveria parashikonte që ta ndërtonte vet rrugën Thumanë-Kashar nga buxheti i shtetit me një kosto totale prej 161 milionë euro. Por më pas, nisi gjahu. Diku nga viti 2017, në tryezën e qeverisë mbërriti një propozim i pa kërkuar nga kompania Gener 2 për të ndërtuar me koncesion autostradën Thumanë-Kashar. Qeveria e pranoi propozimin dhe në mars të 2018-ës e shpërbleu kompaninë me bonus 8.5 për qind të pikëve në garë. Tenderi për koncesionin u zhvillua në korrik të 2018-ës dhe ashtu siç pritej fituese e koncesionit u shpall Gener 2, e cila ofroi ta ndërtonte rrugën me 225.8 milionë euro. Por kjo ishte vetëm kostoja e ndërtimit, e cila nuk përfshinte mirëmbajtjen, koston e parasë për 13 vjet dhe fitimin e Gener 2.

Fatura totale, që do të paguanin qytetarët shqiptarë do të zbulohej në fund të vitit 2018. Në relacionin shoqërues të projektbuxhetit 2019, shifra ishte rritur nga 225.8 milionë euro në 370 milionë euro. Por marrëzia nuk do të mbaronte me kaq. Fatura rritej nga dita në ditë. Kur u miratua buxheti, qeveria zbuloi një kosto tjetër. Sipas saj rruga do të kushtonte 56.3 miliardë lekë ose 457 milionë euro. Pra nga 161 milionë euro në 457 milionë euro në më pak se një vit.  Megjithatë teksa qeveria po bëhej gati ta miratonte kontratën me kosto rekord, shqiptarët duket se i ndihmoi fati. Emisioni “Të Paekspozuarit”nga Ylli Rakipi shpërtheu skandalin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku ishte shpallur fituese një kompani fantazmë, e cila kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit në Delaëare.

Kompania quhej DH Albania dhe ishte një zgjatim i Gener 2. Me skandalin që i plasi në dorë, Edi Rama u detyrua të ndryshojë me urgjencë qeverinë duke emëruar si ministre të Infrastrukturës Belinda Ballukun. Por mediat vazhdonin të publikonin çdo ditë fakte të reja që tregonin se pas DH Albanias qëndronte në fakt Gener 2. E vënë përballë presionit, qeveria u detyrua të anullonte jo vetëm tenderin e Unazës, por edhe koncesionin 457 milionë euro të rrugës Thumanë Kashar.  Por tashmë koncesioni është riaktivizuar pas padisë së Gener 2. A është vendimi i Gjykatës së Apelit një veprim i pavarur për të vënë drejtësinë në vend? Në fakt, ky version duket pak i vështirë për t’u besuar. Kontrata e Thumanë-Kashar nuk u miratua asnjëherë ne qeveri dhe kompania nuk pati dëm, të paktën jo në këto përmasa.  Në këto kushte nuk është çudi, që e gjitha kjo të jetë një skemë e stisur me Gjykatën në rolin e “pajtuesit” mes qeverisë dhe Gener 2. Me dakortësinë e të gjitha palëve, por me një faturë shkatërruese për shqiptarët. Gati gjysmë miliardë euro për 20 kilometër rrugë. Por qeveria do ta ketë justifikimin për të dalë me duart e lara; vendimin e dha Gjykata.

Lajme të lidhura

Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku
Aktualitet

Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku

08:22 - 25/03/26
U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë
Breaking Views

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

21:30 - 24/03/26
PD e përjashtoi se mbështeti Salianjin/ Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi
Breaking Views

PD e përjashtoi se mbështeti Salianjin/ Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi

20:44 - 24/03/26
Para
“Po bëhet fajtor Basha pse i kanë vjedhur zgjedhjet”, reagon Mark Marku

Marku: Basha nuk e sjell PD në qeveri nëse nuk ndryshon

TË FUNDIT

Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse
Aktualitet

Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse

09:46 - 25/03/26

Deputeti i Partia Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në ambientet...

Lexo më shumë
‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

09:33 - 25/03/26
Abuzonin prej muajsh seksualisht me një 16-vjeçare, prangosen dy persona në Maliq

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë

09:23 - 25/03/26
Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve

Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve

09:09 - 25/03/26
Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet

08:49 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com