GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

11:22 - 31/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Dy farsa, si prova e një gjëme të madhe që i kanoset Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se një muaj pas dënimit të tij, Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, nuk e ka zbardhur vendimin për Ervin Salianjin.

Ledio Braho, avokati i Ervin Salianjit, i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Apelit për t’iu vënë në dispozicion vendimin e zbardhur të marrë më 26 shtator për dënimin e deputetit demokrat.

Në shkresën drejtuar Gjykatës, avokati thekson se Apeli ka tejkaluar afatin prej 30 ditësh, siç e përcakton ligji, teksa moszbardhja e vendimit e penalizon Ervin Salianjin për shkak se nuk bën dot rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se më 26 shator, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burgim për deputetin Ervin Salianji për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Edhe pse Partia Demokratike dhe vetë Salianji e kanë konsideruar dënimin si politik, një ditë më pas deputeti demokrat zbatoi vullnetarisht vendimin dhe aktualisht ndodhet në burgun e Fierit.

Kërkesa:

E nderuar Znj. Gjyqtare,

Në datë 26.09.2024, pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është zhvilluar seanca e fundit gjyqësore e çështjes Nr. 55000-00365-30-2020, me të pandehur Ervin Salianji etj., dhe me palë akuzuese Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me akuzë “Kallëzimi i rremë”.

Në përfundim të kësaj seancë gjyqësore është shpallur vendimi me nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024, sipas të cilit është vendosur:

“1. Mospranimi i ankimit të ushtruar nga i pandehuri Fredi Alizoti, ndaj vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lënia në fuqi e vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.09.2024”.

Në zbatim të këtij vendimi, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me anë të Urdhrit Nr. _, datë 27.09.2024 Për ekzekutimin vendimit penal Nr. 2900, datë 18.12.2019 “Për ekzekutimin e dënimit të dhënë për të dënuarin” Ervin Salianji, ka urdhëruar ndër të tjera:

“1. Ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë më datë 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, për kryerjen e veprës penale “Kallëzimi i rremë” (kryer në bashkëpunim) parashikuar nga neni 305 e 25 i Kodit Penal.

Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen:
2.1 I dënuari duhet të vuajë dënimin në masën 1 (një) vit burgim në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në kushtet kur hetimi dhe gjykimi i shtetasit Ervin Bujar Salianji është bërë në gjendje të lirë, ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”.

Bashkëlidhur këtij urdhri, na është vënë në dijeni dhe një “Shkurtim Vendimi” i vendimit objekt të kësaj kërkese, akt ky që nuk parashikohet nga K.Pr.Penale.

Në vijim, me shkresën Nr. 21925/IC Prot., datë 27.09.2024 të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me lëndë “Dërgohet njoftim për ekzekutimin vullnetar të vendimit penal”, ku ndër të tjera citohet:

“Bazuar në ligjin nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, neni 25 “Njoftimi për ekzekutim vullnetar”, njoftohen për tu paraqitur vullnetarisht, më datë 27.09.2024, ora 17:00, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim ekzekutimin e vendimit penal të sipërcituar”.

Në vijim të këtij njoftimi, i dënuar Ervin Salianji, pavarësisht se nuk është njohur ende me arsyetimin e vendimit që la në fuqi dënimin e tij me burgim dhe që e vë në pozita të pabarabarta me organin e akuzës në lidhje me mjetet procedurale që i njeh K.Pr.Penale (rekurs, kërkesë për pezullim), e ka ekzekutuar atë vullnetarisht, fakt ky që provohet nëpërmjet Procesverbalit (Mbi zbatimin e urdhrit të prokurorit, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, marrë formë me datë 26.09.2024, për shtetasin/të dënuarin Ervin Salianji) të datës 27.09.2024.

Në lidhje me shpalljen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, do i referohemi nenit 430/1 pikat 3 dhe 4 të K.Pr.Penale që parashikojnë se:

“3. Vendimi depozitohet në sekretari menjëherë pas shpalljes. Nëpunësi i caktuar vë nënshkrimin dhe shënon datën e depozitimit.

Kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja e tij”.
Ndodhur në kushtet që vendimi i sipërcituar nuk u shpall as i arsyetuar e as i përmbledhur, e për më tepër që tashmë ka kaluar dhe afati 30 ditor për arsyetimin e tij nëse do ishte shpallur i përmbledhur, kërkojmë që të na vendoset në dispozicion menjëherë vendimi i arsyetuar në mënyrë që të ndjekim mjetet e tjera procedurale, për aq kohë sa tashmë edhe i dënuari Ervin Salianji ka nisur prej më shumë se një muaji vuajtjen e dënimit me burgim.

Av. Ledio BRAHO ________

Etiketa: ApelikerkeseKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës
Breaking Views

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Para
Detaje nga masakra në Shkodër, gjithçka ndodhi brenda 70 sekondash

Masakra në Shkodër, dyshime për vrasës me pagesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presiden
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presiden

23:04 - 22/02/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të dielën vonë me liderin e partisë kryesore opozitare në vend, Bedri Hamzën...

Lexo më shumë
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com