GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apelit e ktheu në burg, Vangjush Dako dërgohet në spital

19:44 - 16/09/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Apelit e ktheu në burg, Vangjush Dako dërgohet në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit të Apelit për ta kthyer në burg, Vangjush Dakos dërgohet në spital.

Sipas të dhënave, Dako ka pësuar aritmi dhe mori ndihmë në spital. Aty shkoi edhe Policia e Durrësit, duke bërë të mundur ekzekutimin e vendimit të Apelit të GJKKO, pra arrestimin e tij.

Vangjush Dako iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve.

Apeli konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë nga GJKKO dhe sipas përllogaritjeve, Dako, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” do t’i duhet të kryejë vetëm 10 ditë burg, pasi pjesën tjetër të dënimit e ka kryer në paraburgim.

Dako u arrestua në 6 qershor 2023. Ai u lirua në shkurt të vitit 2024 pasi i kaloi afati i paraburgimit dhe prej asaj kohe ka qëndruar në arrest shtëpie. Më 25 nëntor të 2024, GJKKO vendosi që ta dënonte me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste.

Vendimi i kësaj të martë i marrë nga treshja e Apelit, Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, konfirmoi gjithashtu dënimin edhe tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku, me nga 2 vite burgim me gjykim të shkurtuar, dënime të pezulluara me shërbim prove nga GJKKO.

Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati 12 vite më parë në Durrës, që u shemb nga tërmeti i vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të miratuar nga Bashkia Durrës.

Ndërsa rasti tjetër i shpërdorimit të detyrës nga Dako lidhet me abuzimin me tenderin për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, të zbuluar nga KLSH, që I shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Vangjush Dakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjecare.

Etiketa: Vangjush Dako

Lajme të lidhura

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!
Aktualitet

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!
Aktualitet

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

13:48 - 19/03/26
Para
Sulmet ruse në disa vënde të BE, reagon Zelensky: Vendet evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore

Sulmet ruse në disa vënde të BE, reagon Zelensky: Vendet evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!
Aktualitet

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë “rrëzoi” propozimin e PD për uljen e taksës...

Lexo më shumë
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

13:48 - 19/03/26
Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

13:32 - 19/03/26
Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

12:53 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com