GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeloi vendimin/ Vrau dy motrat, burg të përjetshëm për vrasësin

13:52 - 11/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Apeloi vendimin/ Vrau dy motrat, burg të përjetshëm për vrasësin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, që ekzekutoi dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani më 31 dhjetor të vitit 2020, me të cilat ishte në marrëdhënie jashtëmartesore.

Gjykata e Tiranës e dënoi me burgim te perjetshëm në 20 shtator 2022, për veprat penale “Vrasje  për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Dhe autori i krimit të dyfishtë apeloi vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar:

-Prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe kthimin e çështjes për rigjykim

-Në alternativë çeljen pjesërisht të shqyrtimit gjyqësor dhe caktimin e një grupi ekspertësh (në Gjykatën e Apelit), për të përcaktuar gjendjen mendore të të pandehurit dhe caktimin e masës mjekësore shtrim në spital psikiatrik.

Por Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm.

Njoftimi i plotë:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale P.A, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje  për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/1 të  Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 31.12.2020, ku në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është marrë njoftimi se në Rrugën “Azem Meshi”, Unaza e Re “Astir”, Pallati “Ina 2004”, janë qëlluar me armë zjarri shtetaset me iniciale Zh.M dhe K.B (M) (motra ndërmjet tyre), për pasojë kanë gjetur vdekjen . Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale P.A.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2028, datë 20.09.2022 ka vendosur:

1 -Deklaimin fajtor te te pandehurit A per kryerjen e vepres penale te “Vrasja per shkak te marredhenieve familjare”, ne dem te viktimave Zh.M dhe K.B dhe ne baze te ketij neni 79/c i Kodit Penal denimin e tij me burgim te perjetsheëm.

2 -Deklarimin fajtor te te pandehurit A per kryerjen e vepres penale te “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armeve, armeve shperthyese dhe I municionit” , parashikuar nga neni 278/1 I Kodit Penal dhe ne baze te ketij neni denimin e tij me 5 vjet burgim.

3 -Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal ne caktimin e nje denimi te vetem per disa vepra penale denimin e te pandehurit A me nje denim te vetem me burgim te perjetshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale P.A, i cili kërkoi:

Prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

Në alternativë çeljen pjesërisht të shqyrtimit gjyqësor dhe caktimin e një grupi ekspertësh (në Gjykatën e Apelit), për të përcaktuar gjendjen mendore të të pandehurit dhe caktimin e masës mjekësore shtrim në spital psikiatrik.

Në përfundim të gjykimit, më datë 11.04.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtare znj. Vojsava Osmanj dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 2028, datë 20.09.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

 

 

Etiketa: Burgmotraperjetshem

Lajme të lidhura

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Zonja ministre ka futur duart në xhepat tanë!
Aktualitet

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Zonja ministre ka futur duart në xhepat tanë!

11:55 - 25/02/26
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…
Aktualitet

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë
Aktualitet

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Para
Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Rama erdhi për turizëm politik

Tritol kreut të PD-së, Spahia: Sulm që na bëhet të gjithëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Zonja ministre ka futur duart në xhepat tanë!
Aktualitet

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Zonja ministre ka futur duart në xhepat tanë!

11:55 - 25/02/26

Pas më shumë se katër muajsh që nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh ka dalë...

Lexo më shumë
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com