GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Aplikacioni ‘Threads’ arrin mbi 100 milionë përdorues

17:16 - 10/07/23
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Aplikacioni ‘Threads’ arrin mbi 100 milionë përdorues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Threads, aplikacioni nga Instagram i bazuar në tekst, ka arritur shifrën e 100 milionë përdoruesve të regjistruar në vetëm 5 ditë. Rivali i Twitter është prezantuar me 6 qershor (apo 5 qershor në kontinentet amerikane), shkruan një gjurmues i aktiviteteve.

Mark Zuckerberg në ditën e parë të lansimit vuri në pah se aplikacioni kishte arritur 2 milionë përdorues në 2 orë, 5 milionë në 4 orë dhe 10 milionë në 7 orë. Në mëngjesin e së premtes, drejtori ekzekutiv i Meta deklaroi se mbi 30 milionë njerëz ishin regjistruat për të provuar aplikacionin e ri.

Deri më tani, boti ChatGPT i OpenAI kishte dallimin e të qenit një nga aplikacionet me rritjen më të shpejtë duke arritur 10 milionë përdorues ditorë në 40 ditë dhe 100 milionë përdorues mujorë në gati dy muaj, raporton TechCrunch.

Duke qenë se ky është muaji i parë për Threads, aplikacioni i ri tashmë ka kaluar kufirin e 100 milionë përdoruesve aktivë mujorë. Por mbajtja e përdoruesve në platformë do të jetë sfida e vërtetë.

Përderisa shumë përdorues të regjistruar janë duke e provuar platformën e re të rrjeteve sociale të Meta-s, aty akoma mungojnë disa veçori. Një nga veçoritë që mungon është edhe mbështetja për ActivityHub – një protokoll i përdorur për postimet në rrjetet e decentralizuara.

Përderisa Meta tha se është duke punuar mbi të, aplikacioni nuk mund të jetë pjesë e Fediverse derisa të integrohet ky protokoll.

Përpos kësaj, aplikacioni e ka një ndërfaqe interneti vetëm për lexim, nuk ka mbështetje për kërkim të postimeve, mesazhe, hashtag-e dhe as skedarin “Following”.

Ndër të tjera, për shkak të rregullave të Instagram-it, aplikacioni nuk lejon nuditet në platformën e saj – diçka që lejohet tek një aplikacion tjetër rival i Twitter-it, Bluesky.

Megjithatë, arritja e 100 milionë përdoruesve në një kohë kaq të shkurtër nuk është diçka e vogël. Pra, duket se Threads nuk do të jetë vetëm diçka afatshkurtër.

Etiketa: aplikacioniThreads

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Timber fotografohet me fanellën e Arsenalit, vëllai i tij jep mesazh që ai…

Timber fotografohet me fanellën e Arsenalit, vëllai i tij jep mesazh që ai...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH
Breaking Views

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është dërguar zyrtarisht për gjykim, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera....

Lexo më shumë
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com