GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Aplikohet në e-Albania”, Rregullat për peshkimin argëtues: Jo më shumë se 2 kallama

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Aplikohet në e-Albania”, Rregullat për peshkimin argëtues: Jo më shumë se 2 kallama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e bujqësisë dhe zhvillimit rural Frida Krifcaka ditën e sotme ka firmosur një urdhër qeveria ku përcaktohen të gjitha mjetet të cilat janë të nevojshme për peshkimin argëtues.

Sipas vendimit të qeverisë për mjetet që përdoren për peshkimin çlodhës-argëtues dhe mënyrën e lëshimit të autorizimit, lejohen jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam, jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar dhe rrjetë dore.

Po ashtu, qeveria bën me dije se peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg.

Ndërkohë gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues nuk lejohet që të zihen tufat e riprodhuesve.

Së fundmi, procedurat për kërkesën për pajisjen me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania.

Rregulla të përgjithshme.

  1. Aktiviteti i peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi të peshkimit.
  2. Gjatë ushtrimit të peshkimit çlodhës-argëtues përdoren në të gjitha kategoritë ujore, këto vegla peshkimi:
  3. a) Jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;
  4. b) Jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar;
  5. c) Rrjetë e vogël dore.

3. Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse  zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg.

4. Ushtrimi i aktivitetit të  peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me masat e vendosura për ato specie të cilat ndodhen nën një regjim të kufizuar sforcoje, si ngjala, toni i kuq dhe peshku shtizë.

5. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues nuk lejohet të zihen tufat e riprodhuesve.

6. Kërkesa për pajisjen me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania.

7. Personi mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e të dhënave të plotësuara në formularin e kërkesës.

8. Autorizimi lëshohet nëpërmjet portalit e-Albania me kryerjen e pagesës së tarifës së caktuar, sipas   formatit   të   shtojcave   II,   III,   IV   dhe   V bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.

  1. Kërkesa për pajisjen me autorizim refuzohet, për shkak të:
  2. a) Mungesës së dokumentacionit të kërkuar;
  3. b) Mungesës së dokumentacionit të përditësuar;
  4. c) Mospërmbushjes së kërkesave të parashikuara në këtë udhëzim për mjetin lundrues të ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues.
  5. Peshkatarët, gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues, deklarojnë në mënyrë vullnetare, sipas formularit të shtojcës dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.
  6. Rregulla të përgjithshme  për peshkimin turistik.
  7. Peshkimi turistik nënkupton veprimtaritë  e ndërmarra nga çdo individ, person fizik ose juridik, pronar ose posedues  i një mjeti lundrues, i cili mbarkon në anijen e tij persona të tjerë, përveç ekuipazhit për kryerjen e veprimtarive turistike-argëtuese.

2. Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet nga peshkatar profesionistë ose nga profesionistë të peshkimit çlodhës-argëtues me anije peshkimi me flamur shqiptar dhe me mjete lundruese kënaqësie me flamur shqiptar ose të huaj, bazuar në legjislacionin në fuqi.

3. Peshkatar profesionist i peshkimit çlodhës-argëtues është çdo person i cili zë/mbledh një sasi peshku dhe organizmash të  tjerë ujorë, nëpërmjet përdorimit të veglave dhe të pajisjeve të lejuara për peshkimin çlodhës-argëtues dhe që nuk ka për qëllim final shitjen, shkëmbimin apo tregtimin e peshkut.

  1. Në peshkimin turistik përfshihet:
  2. a) Kryerja e aktiviteteve praktike të peshkimit çlodhës- argëtues përmes përdorimit të veglave të peshkimit të parashikuara në këtë udhëzim;
  3. b) Kryerja e veprimtarive turistike argëtuese, me qëllim përhapjen dhe zhvillimin e aktivitetit  të peshkimit, të tilla si, në veçanti, ekskursione të shkurtra përgjatë brigjeve, vëzhgimi i aktiviteteve profesionale të peshkimit, restorant në bord ose në breg;
  4. c) Kryerja e veprimtarive që synojnë njohjen dhe përmirësimin e mjedisit bregdetar, lagunave bregdetare dhe në ujërat e brendshme, me autorizim të autoritetit kompetent, si dhe njohja e publikut të gjerë me aktivitetin e peshkimit tregtar.
  5. Aktivitetet e përmendura në  pikën 4 të këtij kreu kryhen me kushte të favorshme moti dhe deti, edhe gjatë ditëve të festave zyrtare, nga agimi  deri në perëndim, por gjithmonë duke ruajtur distancën nga  bregu, të përcaktuar në certifikatat e lëshuara nga organet kompetente.
  6. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit turistik në ujërat detare përdoren këto vegla peshkimi:
  1. a) Jo më shumë se 3 kurthe për anije;
  2. b) Plumbçe me  perimetër jo më të madh se 16 metra ose me diametër më të vogël se 5 metra;
  3. c) Grumbullim me dorë, pa përdorur vegla peshkimi  dhe  mjete  ndihmëse, të krustaceve  dhe molusqeve.
  4. Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet vetëm me anë të një autorizimi të lëshuar nga MBZHR-ja.
  5. Autorizimi për peshkimin turistik është afatshkurtër dhe jepet për periudhën sipas kërkesës së paraqitur, por jo më shumë se 30 ditë.
Etiketa: Frida Krifcakagjueti peshkimiMinistrja e bujqësisëpeshkimirregullore

Lajme të lidhura

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon
Aktualitet

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…
Aktualitet

Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

19:02 - 03/08/26
Para
Rama thumbon demokratët në Kamëz: Ju me gurë ne me bukë…

Rama thumbon demokratët në Kamëz: Ju me gurë ne me bukë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë
Breaking Views

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26

Në ditën e 65-të të tubimit, protestuesit u grumbulluan mbrëmjen e sotme në ‘Sheshin Skënderbej’ në Tirane dhe vijuan marshimin...

Lexo më shumë
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

19:18 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com