GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

APP përjashton për 1 vit firmën MSE! Arbër Teqja transaksione me rusët për të fituar tendera në QSUT

16:10 - 21/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
APP përjashton për 1 vit firmën MSE! Arbër Teqja transaksione me rusët për të fituar tendera në QSUT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kompani e cila ka fituar dhjetëra miliona euro nga institucionet shtetërore, kryesisht në fushën e shëndetësisë, është përjashtuar nga tenderët për 1 vit. Firma MSE, ku dikur ka qenë pronar z. Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së Arjana Strakosha, u përjashtua pasi ka mashtruar pikërisht Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Një paradoks i madh, teksa me këtë vendim faktohet se spitali më i madh në vend ka bërë tendera të dyshimtë dhe të paracaktuar.

Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE, Arbër Teqja

Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE, Arbër Teqja

Sipas dokumenteve, Agjencia e Prokurimit Publik, më saktësisht Drejtoria Juridike dhe e Monitorimit të Procedurave, vendosi në datën 13 shkurt 2025 të përjashtojë firmën MSE nga tenderët.
Sipas dokumentit, APP ka nisur procedimin administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik MSE shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për paraqitje dokumentacioni me të dhëna të rremë, për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit me objekt:

Dashamir Xhika pas daljes nga SPAK: U pyeta për një procedurë kur drejtoja ARRSH-në
Mirëmbajtje e pajisjeve të mëdha mjekësore të prodhuesit Philips ose ekuivalent, prodhuesit Siemens dhe prodhuesit Toshiba dhe prodhues GE Healthcare për 24 muaj.

Bëhet fjalë për lotin 1, me objekt “mirëmbajtje e pajisjeve të mëdha mjekësore të prodhuesit Philis me fond limit 88.858.534 lekë, të datës 24 tetor 2023, të zhvilluar nga autoriteti kontraktor Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, më datë 30.11.2023.

“Arsyet e fillimit të procedimit administrativ ndaj operatorit MSE ka filluar bazuar në shkresën e datës 08.20.2024 , plotësuar me shkresën e datës 23.10.2024 dhe 13.11.2024 dërguar nga operatori ‘Helath & Light’” thuhet në këtë dokument.

Në përfundim, vijon APP, të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78 fraksion 1, a, ku parashikohet se “Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet, për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve që përmbajnë të dhëna të rremë për qëllime kualifikimi”.

Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE, Arbër Teqja

Në nën rubrikën “masat”, APP shkruan se me vendimin e datës 13 shkurt 2025, është vendosur “të përjashtohet operatorit ekonomik MSE nga e drejta për të fituar kontrata publike për 12 muaj, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.

Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE, Arbër Teqja
Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE, Arbër Teqja
Por, cilët përjashtoi APP?
VoxNews hulumtoi dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se në muajin qershor 2023 firma MSE ka ndryshuar formalisht pronarë.

Në këtë datë, janë bërë shënimet në QKB se është depozituar një dokument për transferimin e 80% të kuotave. “Kanë ndodhur ndryshimet e mëposhtme tek ortakët individ: është larguar ortaku Arbër Teqja”. Kanë ndodhur ndryshimet e mëposhtme tek ortaket juridik: është shtuar ortaku ‘Cambridge Pathology B.V’. Numri i aksioneve 80 %, ku kontributi në para është 4.6 milionë lekë” thuhet në këtë dokument.

Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE, Arbër Teqja
Faksimile: Pronarët e “Cambridge Pathology B.V” është një shtetas bullgar dhe një rus
Në vitin 2023 janë bërë ndryshimet e pronarëve të firmës MSE. Në atë vit ortaku Teqja ia ka shitur një kompanie, me seli në Holandë. Në QKB shkruhet se Teqja ia shiti “Cambridge Pathology B.V”, ku pas kësaj firme qendrën në pronësi indirekte një shtetase Bullgare, Zoya Georgieva Gyurova.
Në të njëjtin dokument, në pikën b) shkruhet se pronësi indirekte ka edhe z. Nikita Vinogradov, shtetas rus i lindur në vitin 1991. Pas këtyre shtetasve janë hedhur aludime se qëndron si Teqja ashtu edhe oligarkë të tjerë, të cilët për të kamufluar paratë publike deklarojnë pranë institucioneve shtetërore emra personash nga vende të tjera./VoxNews

Etiketa: abuzimArber TeqjaKryesore1perjashtohetQSUTtendera

Lajme të lidhura

Sulmet e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin, të merren masa ndaj kryeministrit
Aktualitet

Sulmet e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin, të merren masa ndaj kryeministrit

10:03 - 11/07/25
“Fantazma” e Unazës/ Si Balluku favorizoi Arbër Abazin, miliona euro nga tenderi pa garë
Aktualitet

“Fantazma” e Unazës/ Si Balluku favorizoi Arbër Abazin, miliona euro nga tenderi pa garë

08:59 - 11/07/25
Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 10 Korrik 2023
Aktualitet

Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten valutat e huaja

08:32 - 11/07/25
Para
Si u kthyen në armiq 2 fiset shkodrane Bajri dhe Lici

Si u kthyen në armiq 2 fiset shkodrane Bajri dhe Lici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet lufta tregtare – Trump kërcënon Kanadanë me një tarifë prej 35% për mallrat e importit
Botë

Thellohet lufta tregtare – Trump kërcënon Kanadanë me një tarifë prej 35% për mallrat e importit

10:16 - 11/07/25

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar Kanadanë me një tarifë prej 35% për mallrat, duke përshkallëzuar edhe më tej luftën tregtare...

Lexo më shumë
Sulmet e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin, të merren masa ndaj kryeministrit

Sulmet e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin, të merren masa ndaj kryeministrit

10:03 - 11/07/25
Conference League, Vllaznia humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils”

Conference League, Vllaznia humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils”

09:39 - 11/07/25
Vizita në SHBA, Netanyahu do të takohet edhe me Kamala Harris

Netanyahu: Nëse negociatat me Hamasin dështojnë brenda 60 ditëve, do të përdorim forcën

09:16 - 11/07/25
“Fantazma” e Unazës/ Si Balluku favorizoi Arbër Abazin, miliona euro nga tenderi pa garë

“Fantazma” e Unazës/ Si Balluku favorizoi Arbër Abazin, miliona euro nga tenderi pa garë

08:59 - 11/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com