GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Aqif Rakipi u shpall “non grata”/ Zëri i Amerikës: Djali i tij në mënyrë surprizë u zgjodh deputet

20:21 - 11/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
DASH i vuri sanksione, SHBA heq nga lista e zezë kompaninë e Zharko Vesellinoviçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, dhe ish-zyrtarë të lartë dhe figura publike në vende të tjera të Ballkanit për korrupsion. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha në një konferencë virtuale audio për shtyp, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të realizojnë potencialin e tyre të plotë ekonomik dhe demokratik, duke luftuar korrupsionin endemik.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbajnë përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Sanksionet janë nga Departamenti i Shtetit dhe Thesarit.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër, Gruevski ishte i përfshirë në akte korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Në mënyrë të veçantë, ka informacione të besueshme se Gruevski shpërdoroi detyrën duke kërkuar dhe pranuar ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare, shpërdoroi fondet publike dhe ndërhyri në proceset zgjedhore për të përfituar politikisht ai vetë dhe partia e tij”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit kanë në shënjestër edhe ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi nga Shqipëria. Departamenti i Thesarit tha se krimi i organizuar mbetet një kërcënim i rëndësishëm në Shqipëri.

“Aktorët kriminalë mbeten me ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të kanalizuar mbështetjen për kandidatët e preferuar. Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka një ndikim dëmtues dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”, thotë Departamenti i Thesarit.

Deklarata thotë se grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose favore në këmbim të votave për partinë e tyre politike të preferuar.

“Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup të Krimit të Organizuar, brenda së cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe korrupsionin. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë”, thotë Departamenti i Thesarit.

Ndërsa ish-deputeti Rakipi, u përjashtua nga parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit, djali i tij Ornaldo Rakipi u përfshi në listat e kandidatëve socialistë për Tiranën, ku në mënyrë surprizë, mundi të zgjidhej deputet falë një numri të lartë votash personale që arriti të mbledhë.

Lidhur me biznesmenin Ylli Ndroqi, Departamenti i Thesarit tha se ai është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale.

“Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontroll për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Zoti Ndroqi përcaktohet për përgjegjësi ose bashkëpunim, ose përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion.

“Ndërsa këta individë mund të kenë arritur t’i shmangen drejtësisë në vendet e tyre, ata nuk do të jenë më të lirë të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara ose me sistemin financiar ndërkombëtar. Si rezultat i veprimeve të sotme, të gjithë individët e caktuar do të bllokohen nga marrëdhëniet me individët dhe bizneset amerikane”, tha në konferencën e shtypit një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit.

Përcaktimi për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara përfshinte edhe ish-drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut Sasho Mijalkov si dhe ish-prokuroren Gordana Tadiç nga zyra e kryeprokurorit në Bosnje Hercegovinë.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara nuk kanë për qëllim të përçojnë një mesazh politik apo “të mbështesin ndonjë alternativë politike.

“Ka të bëjë vetëm me korrupsionin dhe ka të bëjë me korrupsionin dhe kur ne e vërtetojmë dhe e identifikojmë atë. Dhe së dyti, ne do të vazhdojmë ta bëjmë të punojmë me qeveritë në rajon për t’u siguruar që edhe ato luftojnë korrupsionin brenda vendit”, tha ai.

Në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës lidhur me faktin se shpesh figurat e sanksionuara me profilin më të lartë janë ish-zyrtarë, zyrtari i lartë tha se kjo mund të ketë të bëjë me procesin e përcaktimit.

“Ne vëmë në shënjestër këdo që konstatohet në mënyrë të besueshme se është i përfshirë në korrupsion, kështu që ka një proces për një gjë të tillë. Dhe kjo është arsyeja pse disa njerëz pyesin pse ne e bëjmë këtë pasi njerëzit nuk janë më në pushtet, sepse ndonjëherë aq kohë na merr (për përcaktimin)”, tha ai.

“Nuk po vëmë në shënjestër vetëm njerëz që nuk janë aktualisht aktivë ose në pushtet. Është angazhimi ynë, i kësaj administrate për të luftuar korrupsionin kudo që e gjejmë”, tha zyrtari.

Ai shtoi se pothuajse të gjitha veprimet politike destabilizuese që shohim në rajon janë disi të lidhura me korrupsionin.

“Çka do të thotë që kur udhëheqësit politikë përdorin burimet publike dhe marrin vendime në poste publike për të çuar përpara qëllimet e tyre korruptive, kjo është në thelb destabilizuese”, tha ai.

 

Etiketa: Aqif Rakipideputetdjalinon grataSurprizeZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Milano hap hotelin e parë për macet!

Milano hap hotelin e parë për macet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com