GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arabia Saudite pakëson prodhimin e naftës me qëllim rritjen e çmimit

22:35 - 03/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Arabia Saudite pakëson prodhimin e naftës me qëllim rritjen e çmimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arabia Saudite tha të enjten se po mban në fuqi deri në fund të shtatorit vendimin për pakësimin e prodhimit të naftës në 1 milionë fuçi në ditë, në përpjekjen e saj për të rritur çmimet e energjisë, një veprim që mund të rrisë çmimet e karburantit në SHBA.

Ky vendim, i cili filloi të zbatohet në korrik, vjen pasi prodhuesit e tjerë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+) kanë rënë dakord të mbajnë në fuqi shkurtimet e mëparshme të prodhimit deri në vitin e ardhshëm.

Çmimi mesatar për karburantin në SHBA qëndroi në nivelin rreth 3,82 dollarë për 1 gallon apo mbi 14,4 litri të martën. Kjo shifër është rreth 30 cent më e lartë se një muaj më parë, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave. Ndërsa çmimet e sotme mbeten shumë më të ulëta se sa ishin vitin e kaluar kur kostot e energjisë u rritën në mbarë botën në muajt e parë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, ekspertët thonë se një rritje e tillë është e pazakontë.

Nxehtësia rekord e verës e këtij viti ka pasur gjithashtu ndikim, duke rritur kërkesën për ajër të kondicionuar dhe duke detyruar rafineritë të operojnë me kapacitet të reduktuar.

Vendimi i Riadit megjithatë ishte i pritshëm nga analistët.

Sauditët janë veçanërisht të interesuar për të rritur çmimet e naftës në mënyrë që të financojnë planin ambicioz “Vision 2030” që ka për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë së mbretërisë, reduktimin e varësisë së saj nga nafta dhe për të krijuar vende pune për të rinjtë. Planet përfshijnë disa projekte masive infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e qytetit futuristik ‘Neom’, projekt ky që do të kushtojë 500 miliardë dollarë.

Çmimet më të larta të karburanteve do të ndihmonin gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin të financonte luftën e tij kundër Ukrainës, pasi vendet perëndimore kanë vendosur një kufi mbi çmimet e karburanteve në përpjekje për të pakësuar të ardhurat e Moskës.

Sanksionet perëndimore nënkuptojnë se Moska është e detyruar të shesë naftën e saj me zbritje në vende si Kina dhe India. Të ardhurat e saj nga eksporti vlerësohet se shënuan humbje prej 1.4 miliardë dollarësh duke siguruar 13.3 miliardë dollarë në maj, 36% më pak se një vit më parë, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në një raport në qershor./Tema

Etiketa: Arabia Sauditenafta

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Para
Makina përplas dërguesin e picave, largohet nga vendngjarja

75-vjeçari përplaset për vdekje në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com