Elton Arbana gati për në SPAK! Në tre tenderat e fundit ka ngritur “Flamurin e kuq” të Open Data Albania, që është shenja e riskut të korrupsionit.
“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është përshkrimi i bërë për njërin nga tenderat që e ka fondin limit mbi 426 milionë lekë. Kryetari i Bashkisë Shijak këtë nder ua ka bërë biznesmenëve Astrit Varaku dhe Luan Mema.
Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rikonstruksioni i 2 rrugëve të brendshme në Nj.Ad Xhafzotaj, “Ramazan Kllari” dhe “Hamdi Pezaku”.
Burimi i financimit është arka e bashkisë, e cila do të derdhë për asfaltin 42 654 110,00 lekë.
Arbana i cili ka autorizuar sekretarin e bashkisë që të firmosë kontratën, e njoftoi tenderin më 20 dhjetor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte caktuar më 6 janar 2025.
Për të favorizuar njërën nga kompanitë, komisioni i ngritur me urdhër të kryetarit eliminoi konkurrencën. Megjithëse ishin 4 operatorë ekonomik konkurrues, tenderi përfundoi vetëm me kompaninë e Astrit Varakut dhe Luan Memës “A.L-ASFALT”, e cila u shpall fituese më 28 janar 2025.
Fiton kompania me ofertën më të shtrenjtë
Komisioni e ka çuar porosinë deri në fund duke spastruar ofertat më të ulëta. Oferta fituese e “A.L-ASFALT” e kishte vlerën 41 386 632 lekë pa TVSH. Por kompania ‘BEQIRI” propozoi ta bënte këtë punë për 38 219 160 lekë. Ndërsa BAMI HOLDING ofroi vlerën 33 611 403 lekë.

Tenderi iu dha kompanisë “AL-ASFALT”, pa pyetur për rregullat e prokurimit. Po ta shohësh atë rrugë sot, është siç ka qenë më parë. Ky është nga produktet e korrupsionit, për të cilin akuzohet Evis Berberi.
Të gjithë tenderat para zgjedhjeve bëhen pa garë
Arbana para zgjedhjeve po jep tendera pa garë. Përveç asfaltit në Xhafzotaj, pa konkurrencë rezultojnë edhe tendera të tjerë të zhvilluar në të njëjtën kohë nga Bashkia Shijak.
Kështu, Bashkia Shijak më 28 janar 2025 ka përfunduar tenderin “Sistemim i rrëshqitjes së dherave tek Cinori, Lagja Ballias, Nj.Ad Xhafzotaj”. Fondi limit i tenderit është 11 431 147,00 lekë, ndërsa i është dhënë me “Flamur të kuq” kompanisë “DENIS CONSTRUCTION” me pronar Avni Mulën.
Ky subjekt është themeluar në shkurt 2023 dhe, sipas dokumentit të mësipërm, nuk ka asnjë lloj licence të regjistruar në QKB.
Ndërkohë, një tender tjetër me “Flamur të kuq” është dhënë nga Arbana më 22 janar 2025. Bëhet fjalë për prokurimin “Rehabilitimi i varrezave të vjetra ne Bashkinë Shijak” me vlerë 1 666 000,00 lekë që i është dhënë firmës DOKSANI-G SHPK me pronar Fatmir Doksanin. Tenderi është kryer formalisht me një kompani të vetme.
Arbana i denoncuar nga qytetarët për shpërdorim të postit
Nga ana tjetër, njeriu që ka autorizuar këtë tender me shkelje në Bashkinë Shijak, është i denoncuar nga qytetarët për korrupsion.
Në korrik të vitit të kaluar, PD ekspozoi dokumente dhe denoncime të qytetareve për kryebashkiakun.
Me anë të Vendimit nr.369, datë 03.08.2020 (nr.6095 prot) Elton Arbana në kundërshtim me ligjin ka miratuar leje ndërtimi për kompleksin e parë të vilave me adresë Lagjia Popullore Shijak.
Denoncuesit theksojnë se Kompleksi Rezidencial është ndërtuar në tokë bujqësore, (Kodër Shilore Shijak), me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT dhe se në këmbim të kësaj leje ndërtimi Kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili.
Në një rast tjetër, u dhanë shtëpi për banorë të cilët u prekën nga tërmeti 2019 dhe në këmbim ju morën tokën për të ndërtuar një supermarket.
Denoncuesit treguan se para tërmetit 2019 kanë qenë rreth 60 familje të pastreha dhe në përfundim janë kompensuar rreth 180 familje kryesisht votues të PS-së.
Përveç sa më sipër, Elton Arbana mbahet mend si i përfshirë në përgjimet e BILD lidhur me dosjen 339 në të cilën zyrtarë socialistë i nënshtrohen grupeve kriminale.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post