GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arben Malaj u bën thirrje socialistëve: Kërkojini publikisht Ramës të japë dorëheqjen

10:09 - 26/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, u bëri thirrje publike socialistëve që në mbledhjen e sotme të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste për çështjen “Balluku” të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Malaj deklaroi se kjo është një mundësi e artë për socialistët që, sipas tij, vendosin Shqipërinë mbi interesat partiake.

Ai tha se mbledhja mund të shërbejë si një moment reflektimi, duke e krahasuar me periudhën e vitit 2005, kur Partia Socialiste përjetoi ndryshime të rëndësishme të brendshme. Sipas Malajt, zhvillimet e fundit politike dhe mesazhet nga institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian tregojnë qartë se çdo cenim apo pengim i drejtësisë është i papranueshëm dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të vendit.

Në analizën e tij, Malaj paralajmëroi se një vendimmarrje për të mos ndryshuar situatën politike mund të krijojë pengesa serioze në negociatat me BE-në, duke e cilësuar situatën si “shembje të urës së integrimit”. Ai shtoi se brenda grupit parlamentar socialist mund të ekzistojë një pakicë deputetësh që kanë mundësi të ndikojnë në vendimmarrje, veçanërisht në çështje që lidhen me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe Kushtetutë.

I pyetur për emra konkretë, Malaj tha se nuk dëshiron t’u marrë iniciativën individëve që mund të ndërmarrin hapa të tillë, por shprehu besimin se disa prej tyre mund t’i përgjigjen ndërgjegjes dhe përgjegjësisë ndaj vendit.

Etiketa: doreheqjeMalajRamasocialiste

Lajme të lidhura

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Aktualitet

Korrupsion në zgjedhje/ Paraqitet në GJKKO ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

10:58 - 26/02/26
Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz
Aktualitet

Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz

10:51 - 26/02/26
U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!
Aktualitet

U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

10:37 - 26/02/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Aktualitet

Korrupsion në zgjedhje/ Paraqitet në GJKKO ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

10:58 - 26/02/26

Kryabashkuaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur  në Gjykatën e Posaçme. Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e...

Lexo më shumë
Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz

Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz

10:51 - 26/02/26
U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

10:37 - 26/02/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi

Arben Malaj u bën thirrje socialistëve: Kërkojini publikisht Ramës të japë dorëheqjen

10:09 - 26/02/26
Sekuestrohet hoteli luksoz në Korçë dhe miliona lekë pasuri

Shantazhoi një grek se do t’i publikonte video intime dhe i mori 4000 euro, arrestohet korçari (Emri)

09:58 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com